GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kategoria e Parë, analiza e javës së 10-të/ Blofe, barazime dhe panik, rivalët “asist”… Elbasanit

18:41 - 08/11/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kategoria e Parë, analiza e javës së 10-të/ Blofe, barazime dhe panik, rivalët “asist”… Elbasanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Java e 10-të i shkoi përshtat Elbasanit. Ngecën të gjitha ekipet që e rrethonin, duke i dhënë komoditet në vendin e dytë dhe afruar me kreun. Ky “asist” i vjen në prag të përballjes më të rëndësishme të kësaj faze, asaj me Bylisin. Ndeshjet e luajtura të hënën ofruan jo pak surpriza. Ndalesa e Bylisit ishte një ndër to. Pas 6 fitoresh radhazi, stopuan me Besën.

Në fakt ky është vetëm barazimi i dytë për ballshiotët, që humbjen vazhdojnë të mos e njohin dhe kreun e kanë marrë me “tapi”. Shumë e ngjeshur po bëhet renditja në pjesën e poshtme. Nëse Luzi e ka nisur rrugën drejt rënies, pjesa tjetër po “luftojnë” me njëra-tjetrën për të fituar terren dhe larguar zonës së kuqe. Po t’i hedhësh një vështrim tabelës kupton që rrezikojnë ekipet që janë nga vendi i 6-të e deri tek i 11-ti. Pati ritëm, blofe, barazime, nerva dhe panik në këtë “xhiro”, por edhe ankesa për… gjykimin. Ndodhi ajo që pakkush e priste.

Besa ndali Bylisin dhe pikërisht në “Adush Muçaj”. Ishte një përballje e pazakontë, pasi skuadrat garuan se kush gabonte më shumë në finalizim. Kulmi arriti në të 51-ën kur Flamur Ruçi shpërdoroi një penallti. Gjeti vetëm shtyllën dhe gjithçka u mbyll 0-0. Elbasani nuk mund të falte. U fut me ide të qartë në fushën e Luzit dhe bëri “diktat”. Për 17 minuta e panë veten në avantazh të tre golave falë Leo Melos, Bedri Grecës dhe Edon Hasanit. Pas pushimit pati një reagim të luznjakëve më Patrik Trenin dhe Serxhio Xhikën. Por vetëm kaq, pasi një tjetër rrjetë e Melos shoi çdo shpresë dhe vulosi “pokerin”.

Edhe Vora nuk mori më shumë se një pikë me Lushnjën. Ishin verdhejeshilët që gjetën dy herë avantazhin me Paolo Kasmollarin dhe Xhjems Ajinde, por Jasmin Raboshta me Ariel Peraltën kthyen baraspeshën. Debutim të tillë Klodian Arbëri nuk e kishte menduar. Mirë nuk shkoi ndeshja e parë as për një tjetër trajner, Febron Ziun e Tomorit. Në Berat festoi Burreli, madje edhe pas ankthit që përjetuan prej Florenc Farrukut. Sulmuesi ra pa ndjenja pas një përplasje dhe u përmend vetëm në spital.

Goli i fitores erdhi prej zëvendësuesit të tij, Namdi Justin Naza. Super ishte Flamurtari. “Ultimatumi” që i dha Sinan Idrizi dha efekt. Një rrjetë e Lancinet Sidibe me kokë dha avantazhin, përtej dyshimeve për një “off side”. Korabi nuk është më aq i fortë më shtëpi dhe këtë e tregoi me vlonjatët. Në Fushë-Krujë nisi me vrull loja. Zajsar Arapi krijoi idenë se Kastrioti do të shkonte drejt kthesës me atë gol pas 3 minutash lojë, por mendoi Xhovalin Trifoni që të shmangte humbjen e dytë radhazi për Apoloninë. Barazoi në të 30-ën dhe kështu u mbyll e gjitha sfida.

 

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Para
Institucionet e drejtësisë dhe ato të vetting të pakënaqur me buxhetet

Institucionet e drejtësisë dhe ato të vetting të pakënaqur me buxhetet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com