GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi apel krerëve të policisë: Hajdutë, arrestoni Veliajn dhe mos goditni qytetarët

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi apel krerëve të policisë: Hajdutë, arrestoni Veliajn dhe mos goditni qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi u është drejtuar me tone të larta drejtuesve të Policisë, gjatë tensioneve në protestën para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet largimi i Erion Veliajt.

Këlliçi u bëri thirrje drejtuesve të Policisë që të mos prekin qytetarët, por të shkojnë dhe të arrestojnë Erion Veliajn, teksa sipas tij, askush nuk e ka betejën me uniformat blu. Ish-deputeti demokrat deklaroi se gjithë zinxhiri drejtues i bashkisë Tiranë do të shkojë atje ku e meriton.

“Drejtuesi i Policisë së Shtetit, mbylle gojën dhe shko e arresto hajdutin Erion Veliaj në zyrë. Bandit. Kështu ti kishe thërritur policët kur goditën qytetarët protestues, do të shpaguheni një për një për dhunën ndaj protestuesve, ndaj deputetëve të PD-së, për dhunën ndaj këshilltarëve, ndaj qytetarëve. Çdo oficer i policisë që prek qytetarët, e ka personale me qytetarët, personale me PD, personale me opozitën. Ta dini mirë, Muhamet Rrumbullaku, Tonin Vocaj, ai hajduti i policisë bashkike, Ermal Kapllanaj, guxoni e prekni qytetarët, guxoni dhe prekni protestuesit. Jeta është shumë e gjatë. Kujtuat se 30 muaj morët peng vulën e PD, dhe do të ndalemi. Përkundrazi jemi më të fortë, më të vendosur, dhe këtu do të na keni përballë. Ditën e djeshme të dashur qytetarë, kemi bërë publike dokumentin e radhës që fakton vjedhjen e Erion Veliajt me inceneratorin e Tiranës.

Nëse e mbani mend se ky sharlatan, ky kloun që shkonte studio më studio duke thënë se ekziston një studim i IFC dhe Bankës Botërore, i cili bënte trajtimin dhe përpunimin e mbetjeve me 38 euro për ton dhe Veliaj e kishte bërë me 29, dje doli lakuriq para qytetarëve siç është e vërteta.

Dje kemi treguar me fakte dhe prova se që në vitin 2014, Banka Botërore për të pastruar qytetin e Tiranës, me vetëm 38 euro për ton. Çfarë bën Erion Veliaj tani që flasim, tarifën e ka quar 95.8 euro për ton. Ky qytet paguan 30 mln euro në vit për të vjedhur Erion Veliaj dhe jo për të pastruar qytetin. Dhe ju mendoni se ne do të ndalemi. I gjithë zinxhiri drejtues i bashkisë Tiranë do të shkojë atje ku e meriton. Arli Naska një hajdut tjetër dje është kallëzuar në SPAK për vjedhjen e taksave të qytetarëve. Nëse ju mendoni se kjo betejë është fasadë, e keni gabim. PD është me logon e saj, flamurin e saj, me njerëzit e saj, në betejë për të vërtetën, për Shqipërinë dhe gjithë qytetarët. Askush nuk e ka betejën me policinë, guxoni e afrojuni qytetarëve” –  tha ndër të tjera Belind Këlliçi.

 

Etiketa: Kellicipolice

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Soft News/ 50+30 = 62! Rama imiton Lulzim Bashën në reagimin para ndeshjes me Italinë

Soft News/ 50+30 = 62! Rama imiton Lulzim Bashën në reagimin para ndeshjes me Italinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com