GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Lufta” me COVID19/ Mjeku Alimehmeti nxjerr studimin: Lajme të mira mbi imunitetin ndaj varianteve të virusit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
“Lufta” me COVID19/ Mjeku Alimehmeti nxjerr studimin: Lajme të mira mbi imunitetin ndaj varianteve të virusit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se kush e ka kaluar koronavirusin ose është vaksinuar me Pfizer dhe Moderna, ka krijuar imunitet ndaj varianteve të Covid-19, pavarësisht se në trupin e tyre nuk ka antitrupa mbrojtës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, mjeku ka ndarë një studim të kryer nga instituti La Jolla në SHBA, ku thekson se nuk vërehen diferenca statistikore ndërmjet personave që e kanë kaluar në mënyrë natyrore COVID-19 dhe personave të vaksinuar me Pfizer apo Moderna.

Postimi i mjekut:

“Vepro shpejt, pa pendesë… Nëse për të vepruar ke gjithmonë nevojë të kesh të drejtë, asnjëherë nuk do të fitosh!”

Cit.: Dr. Mike Ryan (Epidemiolog – OBSH)

? Lajme të mira miqtë e mi mbi imunitetin kundër varianteve të SARS-CoV-2 miqtë e mi!

❗ Zhurma mbi aftësinë e varianteve për të kapërcyer efektin e imunitetit natyror dhe atë të ofruar nga vaksinat, deri tani ishte thjesht kaq: zhurmë!

? Me të vërtetë ishin më të transmetueshëm dhe kush nuk ishte imunizuar natyrisht apo pasivisht duhet të kishte kujdes prej tyre, por në asnjë bazë literature nuk vërehej risku i tejkalimit të imunitetit, përveç rënies së numrit të antitrupave që është vetëm një prej elementëve të imunitetit.

 Këtë na e vërteton sërish (sepse tashmë studimet bëhen për të provuar atë që njihet që më parë) instituti prestigjioz La Jolla Institute for Immunology (SHBA), të cilët botuan studimin e tyre në Cell Reports Medicine më 01 korrik 2021, pasi testuan aftësinë e përgjigjes imunitare qelizore kundër:

? Wuhan-1 (virusi origjinal),

? B.1.1.7 ose varianti alfa / britanik,

? B.1.351 ose varianti beta / afrikanojugor,

? P.1 ose varianti gama / brazilian, dhe

? CAL.20C ose varianti epsilon / kalifornian.

? Në veçanti janë studiuar 4 grupe të ndryshme individësh:

? një grup kontrolli personash të paekspozuar ndaj COVID-19 (gjak i marrë përpara pandemisë),

? një grup që e ka kaluar në mënyrë natyrore COVID-19,

? një grup i vaksinuar me Pfizer, dhe

? një grup i vaksinuar me Moderna.

? Gjetjet kryesore:Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

✅ Qelizat (limfocitet) T të personave të ekspozuar apo të vaksinuar i njohin me efektivitet variantet e SARS-CoV-2

✅ Njihen në mënyrë efektive (në analiza AIM dhe FluoroSPOT) proteina spike dhe proteina të tjera.

✅ 93% dhe 97% e epitopeve të limfociteve CD4 dhe CD8 epitopes janë të konservuara 100% në të gjithë variantet.

? Gjetje dytësore:

✅ Nuk vërehen diferenca statistikore ndërmjet personave që e kanë kaluar në mënyrë natyrore COVID-19 dhe personave të vaksinuar me Pfizer apo Moderna. (Figura S1)

? Në deklaratat për shtyp, autorët e studimit shprehen:

?‍⚕ Prof. Alessandro Sette:

? “Ky studim sugjeron se impakti i mutacioneve të varianteve shqetësuese (VOC) është i kufizuar.

? “Ne mendojmë se qelizat T do të vazhdojnë të jenë një linjë mbrojtjeje kundër infeksionit nga variantet.”

?‍⚕ PhD Alba Grifoni:

? “Këto janë ende variante shqetësimi, por studimi ynë tregon se edhe pse ka një ulje të antitrupave, siç tregojnë studime të tjera, limfocitet T mbeten pothuajse të pandikuara.”

? “Vaksinat vazhdojnë të funksionojnë.”

? Ekipi i La Jolla Institute ka bërë të ditur që e ka zgjeruar panelin edhe për varianti B.1.617.2 (delta / indian) dhe gjetjet do t’i lexojmë sapo të jenë bërë publike.

? Pra, miqtë e mi shumë lajme të mira për këdo që e ka kaluar infeksionin nga cilido variant apo është vaksinuar me Pfizer apo Moderna, pasi siç shprehet edhe autorja e parë, kërkuejsa Alison Tarke:

✅ “Ky studim përçon një mesazh optimist. Të paktën, për sa kohë vazhdon përgjigja imunitare qelizore (limfocitet T), sistemi juaj imunitar është ende në gjendje t’i njohë këto variante të reja dhe limfocitet T do të jenë në gjendje t’iu përgjigjen atyre.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Etiketa: alimehmetiCovid19mjek

Lajme të lidhura

Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim
Aktualitet

Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

11:13 - 03/10/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine
Aktualitet

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Para
Covid-19 në Kosovë/ Asnjë viktimë dhe vetëm 5 raste të reja në 24 orët e fundit

Covid-19 në Kosovë/ Asnjë viktimë dhe vetëm 5 raste të reja në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Sot protesta e 127-të kundër qeverisë, qytetarët rikthehen në shesh: Skandalet nuk kanë të mbaruar
Aktualitet

Sot protesta e 127-të kundër qeverisë, qytetarët rikthehen në shesh: Skandalet nuk kanë të mbaruar

08:37 - 04/10/26

Qytetarët pritet të mblidhen sërish sot në Tiranë, në protestën e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama Protestuesit kërkojnë...

Lexo më shumë
Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve

Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve

08:17 - 04/10/26
Horoskopi për ditën e sotme, 4 tetor 2026: Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi për ditën e sotme, 4 tetor 2026: Njihuni me shenjat më me fat

08:00 - 04/10/26
Revolta në burgun e Pisës/ Zbulohen të burgosurit organizatorë, mes tyre 3 shqiptarë

Revolta në burgun e Pisës/ Zbulohen të burgosurit organizatorë, mes tyre 3 shqiptarë

07:50 - 04/10/26
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 4 tetor 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 4 tetor 2026

07:40 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com