GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi për “Xibrakën”: Olsi Rama e pranon se ka udhëtuar me trafikantë, SPAK thotë s’ka prova

09:58 - 11/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi për “Xibrakën”: Olsi Rama e pranon se ka udhëtuar me trafikantë, SPAK thotë s’ka prova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka komentuar përfundimin e hetimeve nga SPAK për dosjen “Xibraka”, ku u njoftuar se nuk kishte prova për përfshirjen e Olsi Ramës në aktivitetin kriminal. Gjatë një interviste, Këlliçi tha se vetë Olsi Rama ka pranuar se ka lëvizur me makinën e trafikantëve të Xibrakës.

“Afërmendsh, këtë vendimarrje do kishte SPAK. Olsi Rama vetë me gojën e tij ka pranuar se ka udhëtuar me makinën që Z. Bardhi ka përmednur, me një nga trafikantët e Xibrakës. E ka pranuar se ka qenë me pushime në Greqi me mikun e tij trafikant, dhe sot SPAK i ka thënë jo Olsi Ramës që s’ke qenë ti. Kolegët e Veliajt do t’i thonin Olsit se ke dhënë një deklaratë të gabuar. Kjo është qesharake.

Një gjë s’qëndron, standardet e vendosura nga kolegët e Veliajt e Ramës, e po doli vetë Veliaj që kam vjedhur paratë e qytetarëve, SPAK do thotë jo se ka qenë dikush tjetër. Me këtë standard po operon SPAK sot, edhe pse gjërësisht të gjitha qarqet politike e mediatike, flitet për gjetje të jashtëzakonshme e të paimagjinueshme, për qindra miliona euro të shpenzuara për luks nga ana e prokurorëve të SPAK. Jo vetëm që s’i japin masë por edhe e lënë të ikë jashtë për të marrë informacion nëse mund të gjejnë vend për azil, opsioni Zvicrës, Berisha ka përmendur Teheranin, le të dalë t’i përgënjeshtrojë takimet në Iran, apo të thotë që ka qenë në SHBA.

Berisha është mbajtur 333 ditë pa prova e akuza, vetëm pse ka dyshime për një vendim kolegjial dhe të Ramës, ai është izoluar e arrestuar politikisht se mund të prishte provat. Të del i njëjti SPAK që thotë se nga veprimet hetimore, kemi të bëjmë me 4 vepra penale ndaj kreut 5D e pronarit faktik të incineratorit, Erion Veliaj dhe s’ka një masë ndaj tij. Shkon çdo ditë në zyrë për të prishur provat, e SPAK thotë se po bën drejtësi. Aludime ka se Veliajn do e paketojnë, se ‘s’mban më pilafi ujë’.

Fundi politik e juridik i Veliajt nga Rama, njëjtë si Mehmet Shehu do jetë. SPAK është kaq në linjë, e rreshtuar ushtarakisht nën urdhrat e Ramës, sa për një incinerator që s’ekziston, pronari faktik nuk procedohet, se 8% në kompani e ka firmosur Rama. Ka dyshime se ekziston një bashkëpunim mes Ramës dhe 5D, është copëtuar dosja për të mos u gjykuar si grup i strukturuar kriminal. Veliaj po procedohet si hajdut xhepash, ndërsa është ideatori dhe përfituesi i dy skemave më të mëdha korruptive që kemi parë në Shqipëri, incineratori dhe 5D.“, u shpreh Këlliçi.

Etiketa: KelliciRamaxibrake

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të një qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Para
Veriu i vendit mbulohet nga bora, ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona

Veriu i vendit mbulohet nga bora, ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A
Breaking Views

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26

Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi...

Lexo më shumë
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com