GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi prezanton projektin e nënkalimit te “Sheshi Skënderbej”

11:13 - 20/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi prezanton projektin e nënkalimit te “Sheshi Skënderbej”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i koalicionit opozitar Bashkë Fitojmë, për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi prezantoi sot projektin e nënkalimit tek “Sheshi Skënderbej”

Sipas tij tuneli mundëson rrjedhjen pa pengesë të trafikut nën “Sheshin Skënderbej”, duke lehtësuar kështu shumë trafikun në qendër të Tiranës.

Projekti i Këlliçit

Jemi mbledhur në këtë Shesh për të prezantuar zgjidhjen tonë për problemin e trafikut në Tiranë: ndërtimin e një tuneli nëntokësor për makinat, që do te mundësojë rrjedhjen pa pengesë të trafikut nën ‘Sheshin Skënderbe’j, duke lehtësuar kështu shumë trafikun në qendër të Tiranës. Ne ofrojmë sot një zgjidhje të thjeshtë por shumë të rëndësishme për trafikun në Tiranë, veçanërisht në qëndër të saj, sepse ai është kthyer prej vitesh në një makth për qytetarët e Tiranës.Dhe këtu nuk po flas vetëm për kohën e humbur dhe pamundësinë për të programuar, për secilin nga ne, takimet dhe oraret. Implikimet e një trafiku kaq të rënduar janë shumë më të mëdha për qytetarët e Tiranës:

Së pari, kjo është një kosto shumë e lartë për buxhetin e familjeve. Familjet e Tiranës shpenzojnë dy herë më tepër karburant për makinat e tyre, si pasojë e një trafiku që nuk ndalon kurrë. Sipas përllogaritjeve tona, fatura finaciare për familjet që përdorin makinat, pikërisht për hir të trafikut, është më e madhe se 100 mijë lekë të vjetra në muaj (ose 100 euro në muaj);

Së dyti, edhe më e rëndësishme, ka të bëjë me shëndetin e banorëve. Ndotja në qendër të Tiranës si pasojë e trafikut është rreth 5 herë më e lartë. Ndërkohë në të gjthë Tiranën është shumëfishuar numri i të sëmurëve të aparatit respirator, vecanërisht është rritur numri i fëmijëve astmatikë pikërsht prej kësaj ndotjeje.

Nëse vazhdohet kështu në Tiranë, ky qytet do të kolapsojë. Në të vërtetë, jemi shumë afër kësaj pike. Sepse nuk mund të vazhdohet me ndërtimet pa asnjë planifikim urban, nuk mund të vazhdohet me flotë autobuzësh që janë jashtë kondicioneve teknike, nuk mund të vazhdohet pa parkime, pra, nuk mund të vazhdohet pa e rikonceptuar të gjithë këtë cështje nga e para! Trafiku në Tiranë është një çështje e cila duhet zgjidhur me prioritet absolut, për të gjtha arsyet e përmendura më sipër.

Por siç edhe të gjithë e dimë, ajo duhet të vijë nga një sërë ndërhyrjesh që kanë lidhje me trasportin cilësor, të sigurtë dhe dhe falas, me korsitë e dedikuara të autobusëve të shpejtë, me biletat elektronike dhe aplikacionet ndihmuese për udhëtarët, me riikonceptimin total të lëvizshmërisë në Tiranë, me hapjen e rrugëve të reja dhe rikualifikimin e rrugëve dytësore, të cilat mund të shfryjnë trafikun, me vepra infrastrukturore që nuk zgjasin pafund sic është rasti i Unazës së Madhe, me një plan të mirëfilltë për parkimin si dhe me policinë bashkiake që nuk është aty vetëm për gjoba, po për të ofruar ndihmë dhe zgjidhje.

Gjithashtu, dua të ritheksoj edhe një herë që angazhimi im për të reduktuar përgjysëm kohën në trafik për qytetarët dhe për të kthyer brenda cilësinë e ajrit brenda normave të BE-së, është jo vetëm i mundshëm por i domosdoshëm. Por le t`i kthehemi edhe një herë zgjidhjes që ne ofrojmë sot: sic edhe e shikoni në ekranin LED dhe ne tabelat e paraqitura, zgjidhja është e thjeshtë dhe me kosto mjaft të përballueshme. Ekipi im është duke punuar për të ofruar zgjidhje teknike të ngjashme edhe ne kryqëzimet e tjera në Tiranë, ato që janë kthyer tashmë në pika bllokimi të mëdha për trafikun.

Të nderuar qytetarë të Tiranës, zgjidhja e e problemit të trafikut në Tiranë, si dhe dhjetëra e dhjetëra problemeve të tjera të kryeqytetit, kërkon një program të mirëfilltë që ne e kemi, kërkon specialistë që ne i kemi, kërkon vullnetin  për zgjidhje që ne e kemi. Ne të gjitha këto i kemi. Por për këtë nevojitet ndryshmi i madh në datën 14 maj. Atë e keni ju në duart tuaja. Ju mund t`i jepni zgjidhje këtyre problemeve, duke votuar numrin 5, Belin Këllicin dhe siglen “Bashkë Fitojmë”, për një grup të jashtëzakonshmë këshilltarësh bashkiakë që do të mbrojnë interesat tuaja!

Etiketa: KelliciKryesore1projekt

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Pse të gjithë duan të rrinë me këto 3 shenja të Horoskopit

Pse të gjithë duan të rrinë me këto 3 shenja të Horoskopit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com