GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi thirrje Dumanit: Çfarë pret që nuk e arreston një plehrë dhe hajdut si Veliaj

12:56 - 21/06/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi thirrje Dumanit: Çfarë pret që nuk e arreston një plehrë dhe hajdut si Veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Belind Këlliçi në protestën e 13-të përpara bashkisë së Tiranës, kërkoi dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Këlliçi paralajmëroi se të tjera dokumente “përvëluese” dhe të “nxehta” do të bëhen publike, për hajdutërinë e Veliajt dhe drejtorëve të korruptuar të tij

Në fjalën e tij, ai u shpreh se nuk do të tërhiqen dhe do të protestojnë derisa siç tha ai “Veliaj të largohet dhe të shkojë para drejtësisë”.

Pjesë nga fjalimi

Një mirënjohje e jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e Tiranës që vijnë në këtë protestë. E cila shënon një rekord evropian. Kjo është protesta e 13 që bëhet përpara zyrës së një kryebashkiaku në Europë, përpara zyrës së një hajduti  që jo vetëm ka hyrë në historinë e e këtij qyteti si hajduti më i madh i taksave dhe i votave që ka pasur ndonjëherë ky qytet, por me talljen që ai po i bën SPAK-ut, me poshtërimin që po i bën çdo ditë Altin Dumanit personalisht, ky njeri ka hyrë në historinë tonë si personi që ka shkelur me këmbë  dhe ka rrëzuar reformën në drejtësi.

Pse miqtë e mi? E dëgjuat para pak javësh të thotë që “takova kolegët e mi në SPAK”?! Në fakt, me sjelljen e tyre, Altin Dumani, Dritan Prençi, prokuroët e SPAK-ut, hetuesit e BKH, po tregojnë se janë punonjës të Ujësjellësit të Tiranës, të kanalizimeve dhe nuk janë prokurorë. Janë vartës të Erion Veliajt dhe nuk janë prokurorë. Çfarë prisni më shumë?!

Këtë javë keni parë sesi Erion Veliaj, paratë e taksapaguesve ia çon gruas së tij, ia çon dajës së gruas së tij. keni parë një kallëzim të ri nga ana e Partisë Demokratike për atë studimin e famshëm të IMC, që Veliaj paguan sot pothuajse trefishin e studimit të Bankës Botërore dhe… çfarë pret më Altin Dumani?!

Altin, dil deklaro! Ose lexon sahatin e ujit aty ku punon, ose je prokuror i shtetit. Ka 170 ditë, kryetari i opozitës që ndodhet në arrest pa fakte, pa prova, pa akuzë, ndërkohë, një bandit si Erion Veliaj, një hajdut ordiner, një plehrë shoqërore, një njeri që më 14 maj vjet krenohej me shtabin e tij elektoral.

Ku i ke sot, drejtuesit e fushatës, Erion Veliaj?!

Ku e ke Mariglen Qaton, Redi Mollën, Taulant Tushen, Eglantina Zëren? Ku e ke pjesën tjetër? Kacidhen ku e ke? Erion Rrapajn ku e ke? Ben Malokun ku e ke?!

Pa merak Ben Maloku. Bridhje gjykatave para dy javësh për të intimiduar gjyqtarët për vulën dhe logon e PD-së, po nga demokratët do ta marrësh përgjigjen.

I japim fjalën qytetarëve që ne nuk tërhiqemi, sado që të ketë presion. Ne këtu do jemi. PD nuk shitet, Sali Berisha nuk komprometohet, ne kësaj kauze do t’i shkojmë deri në fund. Sado të nxehta do jenë temperaturat, të nxehta dhe përvëluese do jenë dokumentet e reja. Nëse ka një tentativë të SPAK për të amnistuar Erion Veliajn, pa merak se kemi dokumente që ta mbajmë çështjen hapur sa të doni ju, ne këtë çështje nuk e dorëzojmë.

 

Etiketa: KelliciKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë
Aktualitet

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes
Breaking Views

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26
Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve
Lajme

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve

16:20 - 24/02/26
Para
KLSH kap shkeljet e KESH: 5.8 milionë euro shpenzime pa eficiencë

"Black out" në të gjithë Shqipërinë, ndërpritet energjia elektrike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:13 - 25/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Po i shemben rrugët një e nga një, Rama tallet me shqiptarët: Janë gjëra që ndodhin kudo në botë

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut

08:07 - 25/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 shkurt 2026

07:44 - 25/02/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 25 shkurt 2026

07:40 - 25/02/26
U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com