GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi ‘ndjesë’ për shkollimin: Falje pse mbarova me mesatare 9.7

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi ‘ndjesë’ për shkollimin: Falje pse mbarova me mesatare 9.7
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka qenë sot në takim me banorët në zonën e 5 Majit, ku ka ftuar mediat të jenë të pranishme në të gjithë fushatën e tij, duke thyer kështu monotoninë e viteve të fundit, ato të takimeve me regji nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Këlliçi iu përgjigj të gjitha pyetjeve të gazetarëve, duke kërkuar që të njëjtën qëndrim të mbanin dhe me kundërshtarin e tij, Erion Veliaj, i cili në fakt nuk ka pasur asnjë përballje me përfaqësuesit e mediave.

Teksa u pyet për posterin viral me dy gishtat lart për korrupsionin, Këlliçi tha se sjellja e tij ndaj këtij fenomeni do të jetë paetikë. Premtimi i tij dhe programi kundër korrupsionit, ishte se ai vetë në rast se do të zgjidhet dhe ekipi i tij, nuk do të përfliten për asnjë aferë korruptive në krye të bashkisë.

Cili ishte mesazhi që donit të përçonit ditën e djeshme me këtë post?

Këlliçi: A ka mesazh më të qartë sesa ti drejtohesh korrupsionit pa etikë, habitem si nuk janë shqetësuae këta njerëz nga vjedhja që i bëhet çdo ditë qytetarëve të Tiranës, pse nuk shqetësohen se këtu është vjedhur e ardhmja e fëmijëve të vegjël. Jap një mesazh shumë të qartë se unë do ta luftoj korrupsionin. Programi im është shumë i qartë, që pas 14 Majit, Belind Këlliçi dhe ekipi i tij nuk do të vjedhë.

Pashë dje një reagim të habitshëm nga KQZ, që kisha fyer dinjitetin e qytetarëve, mesa duket janë shqetësuar të korruptuarit, personazhe të tilla groteske janë të së shkuarës. Do shqetësohen analistët pse unë kam thirrur mediat, unë nuk kam frikë, unë nuk lëviz me bodyguard, se si kam futur xhepët në duart askujt.

Si planifikoni të furnizoni qytetin 24 orë me ujë?

Këlliçi: Nuk kam thënë asnjëherë që do të garantoj furnizim 24 orë me ujë. E ke pyetur ndonjëherë Erion Veliajn, të ka lënë ndonjëherë që ta pyesësh. Hajde nesër dhe më jep përgjigjen që do të thojë Veliaj. Ka dhënë premtim që Tirana do të kishte ujë me cilësinë e Korçës, hajde mo pyesni banorët me mua. Unë nuk kam thënë që do të siguroj 24 orë ujë. Kushdo që del e thotë këtë ju gënjen, ju kam thënë, se është e pamundur për shkak të rrjetit të amortizuar. Kam në plan që uji realisht i pastër të shkojë te qytetarët nga 14 deri në 17 orë në ditë.

Sa kohë do ju duhet për këtë, për furnizim me 24 orë?

Këlliçi: Për 4 vite nuk bëhet dot, mos harro që ta pyesësh Veliajn për gjimnazin. Prapë të jap përgjigje për shkollën unë, kërkoj falje pse kam mbaruar me 9.7, më kërkojnë llogari për maturën shtetërore që nuk ka pasur fare në atë kohë.

 

 

Etiketa: KelliciKryesore1shkollim

Lajme të lidhura

Rama dhe Berisha janë e keqja e vendit! Kryedemokrati i shtrin dorën e bashkimit, reagon Qori: Duhet një opozitë morale e serioze
Aktualitet

Rama dhe Berisha janë e keqja e vendit! Kryedemokrati i shtrin dorën e bashkimit, reagon Qori: Duhet një opozitë morale e serioze

08:23 - 17/11/26
Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij
Aktualitet

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

22:03 - 16/11/26
Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre
Aktualitet

Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre

20:39 - 16/11/26
Para
Arbana i drejtohet Luizit: Kiara lidhet me çuna e bën s*ks

Arbana i drejtohet Luizit: Kiara lidhet me çuna e bën s*ks

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutohet gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet e politikanëve me kartelet e drogës
Botë

Ekzekutohet gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet e politikanëve me kartelet e drogës

08:57 - 17/11/26

Një gazetar 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Kosta Rika, pasi prej kohësh publikonte denoncime për lidhjet e dyshuara...

Lexo më shumë
‘Ruani qetësinë’, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga

Sot mbahet sot në Hagë aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve për pengim të drejtësisë

08:43 - 17/11/26
Rama dhe Berisha janë e keqja e vendit! Kryedemokrati i shtrin dorën e bashkimit, reagon Qori: Duhet një opozitë morale e serioze

Rama dhe Berisha janë e keqja e vendit! Kryedemokrati i shtrin dorën e bashkimit, reagon Qori: Duhet një opozitë morale e serioze

08:23 - 17/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 17 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:50 - 17/11/26
Pensionet dhe shteti që nuk jep llogari për dështimet!

Do të duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse

07:48 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com