GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kërcënimet e Turqisë/ Kancelari gjerman merr në mbrojtje Greqinë: Problemet të zgjidhen me dialog…

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërcënimet e Turqisë/ Kancelari gjerman merr në mbrojtje Greqinë: Problemet të zgjidhen me dialog…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelari Olaf Scholz mori në mbrojtje Greqinë ndaj kërcënimeve të Turqisë lidhur me ishujt grekë në lindje të Mesdheut. Nuk është e mundur, “që partnerët e NATO-s të venë në pikëpyetje sovranitetin e njeri-tjetrit”, tha Scholz gjatë vizitës (27.10) në Athinë. Marrëdhëniet e mira mes Turqisë dhe Greqisë janë të rëndësishme jo vetëm për këto dy vende, por për të gjithë Europën. Problemet duhet “të zgjidhen në dialog dhe mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare”, theksoi ai. “Nëse palët e konsiderojnë të nevojshme, Gjermania mund të kontribuojë”, ofroi kancelari Scholz.

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis në konferencën e përbashkët të shtypit me Scholz akuzoi presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan se përhap  gënjeshtra për Greqinë”. Kryeministri deklaroi, përkundër akuzave nga Ankaraja, se nga ishujt grek “nuk vjen rrezik”. Njëkohësisht ai deklaroi, se gjashtë tanke mbrojtëse Marder nga Gjermania do të dislokohen në kufirin me Turqinë. Ato do të vendosen në lumin kufitar të Evros në veri-lindje të vendit, tha Mitsotakis.

Shkëmbim tankesh në mbështetje të Ukrainës

Gjermania para pak ditësh dërgoi në Greqi gjashtë nga 40 tanket Marder që do të dërgohen gjithsej në Greqi për të realizuar një shkëmbim në mbështetje të Ukrainës: Greqia do të mbajë tanket gjermane për të dërguar në Ukrainë 40 tanket e arsenalit të saj të tipit BMP-1, të cilat ukrainasit mund t’i përdorin kundër agresionit nga Rusia.

Mes Greqisë dhe Turqisë ka tensione masive, që kanë të bëjnë me dislokimin e armëve dhe trupave në ishujt grekë në Mesdhe. Presidenti turk në mënyrë të përsëritur ka kërcënuar vendin fqinj me një sulm duke paralajmëruar: “Ne mund të vijmë papritur një natë.” Të dy vendet anëtare të NATO-s prej vitesh grinden mbi të drejtat ndaj rezervave të gazit natyror në lindje të Mesdheut.

Çështja e reparacioneve të luftës: “ende e parregulluar” apo “juridikisht e mbyllur”?

Një pikë konflikti megjithatë doli në pah në takimin në përgjithësi harmonik mes Scholz dhe Mitsotakis: Qeveria greke kërkon edhe më tej që Gjermania të paguajë reparacione për dëmet dhe vuajtjet e shkaktuara nga pushtimi gjerman në Luftën e Dytë Botërore. Kjo temë ende nuk është rregulluar, tha mikpritësi në Athinë. Kjo vlen kryesisht për një kredi të imponuar, që Banka greke e Rezervave duhej t’u paguante pushtuesve më 1942. “Megjithatë kjo nuk i trazon marrëdhëniet tona”, shtoi Mitsotakis. Scholz përpara vizitës i pati thënë gazetës “Ta Nea”: “Çështja e reparacioneve është mbyllur juridikisht dhe politikisht.”

Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave në Athinë, të Bankës Qendrore dhe të një komisioni parlamentar bëhet fjalë për 269 miliardë euro – duke përfshirë edhe një kredi të detyrueshme, që Greqia duhej t’i siguronte Bankës gjermane të Rajhut gjatë luftës. Gjermania e konsideron të mbyllur këtë temë duke iu referuar Traktatit Dy plus Katër për pasojat në politikën e jashtme të ribashkimit gjerman më 1990.

Gjermania naziste më 6 prill 1941 sulmoi Greqinë. Deri më 1944 SS e Wehrmachtit ushtruan disa masakra. Dhjetra mijë civilë grekë humbën jetën në luftë./DW

Etiketa: GreqiOlaf SchlozTurqi

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Vazhdojnë shpërthimet, banorët e Porto Romanos: Largoni fabrikën e prodhimit të bombolave

“Na rrezikohet jeta”, banorët e Porto Romanos sërish në protestë pas rrjedhjes së gazit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim
Aktualitet

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

14:30 - 08/11/26

Arnold Jaho, 41 vjeç, i dënuar për pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe mashtrim, është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë....

Lexo më shumë
U akuzua nga nxënëset në Selenicë për ngacmim seksual, mbërrin në gjykatë mësuesi i fiskultures

U akuzua nga nxënëset në Selenicë për ngacmim seksual, mbërrin në gjykatë mësuesi i fiskultures

14:14 - 08/11/26
Tafa mbledh Kombëtaren U19 për Qipron dhe Armeninë, nuk vjen sulmuesi i Juventusit

Tafa mbledh Kombëtaren U19 për Qipron dhe Armeninë, nuk vjen sulmuesi i Juventusit

14:00 - 08/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

13:49 - 08/11/26
Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi

Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi

13:35 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com