GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërcet arma te zyra elektorale e Tom Doshit në Tiranë! Gjenden 2 gëzhoja, ja çfarë ndodh tek ‘Ali Demi’

15:08 - 29/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërcet arma te zyra elektorale e Tom Doshit në Tiranë! Gjenden 2 gëzhoja, ja çfarë ndodh tek ‘Ali Demi’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sherr mes një grupi të rinj është regjistruar këtë të martë para zyrës së Partisë Social-Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi, në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

Blutë e kryeqytetit, përmes një komunikate për mediat, bëjnë me dije se fasada prej xhami e zyrës është konstatuar e thyer, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy plumba të pa shpërthyer.

Mediat raportojnë se kanë qenë disa persona të cilët kanë sulmuar zyrën e PSD-së dhe më pas janë konfliktuar fizikisht.

Policia ka shpallur në kërkim Arjan Telhallari i cili ka hyrë në zyrën elektorale të PSD dhe më pas është përfshirë në sherr me personat që ndodheshin aty”.

Në njoftimin në sallën operative është thënë se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri por deri më tani policia ka gjetur vetëm dy fishekë të paplasur.

Gjithashtu dyshohet se djali i Arjan Telhallarit me herët gjatë ditës është konfliktuar me dy personat që kanë qenë në zyrën e PSD dhe me pas ka shkuar i ati dhe është zënë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak të paplasur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Etiketa: ArmeKryesore1Tiranetom doshizyra

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Rama i rikthehet mashtrimit me naftën e Shpiragut në prag të zgjedhjeve: “SHELL” po përpiqet të bëjë pazar!

Rama i rikthehet mashtrimit me naftën e Shpiragut në prag të zgjedhjeve: “SHELL” po përpiqet të bëjë pazar!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com