GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kërkojnë kompensimin për pronat, banorët e Bërxullës vijojnë protestën

11:18 - 28/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkojnë kompensimin për pronat, banorët e Bërxullës vijojnë protestën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e Bërxullës vijojnë protestat, duke kërkuar një kompensim sa më të drejtë për pronat e tyre, që preken nga projekti i infrastrukturës.

Banorët edhe sot kanë kërkuar transparencën e projektit që po zhvillohet në zonë.

“Ne kemi vendosur të rrimë e të jetojmë në këtë zonë, në këtë vend të bukur dhe të ushqejmë familjet tona me ato prona që kemi. Mirëpo dhe këto pronat na i morën, – tha njeri prej tyre. –  Unë kam bërë një kallëzim në Policinë e Vorës për shkelje prone. U bënë 6 muaj, asnjë lloj përgjigjeje. Absolutisht! Këtu mund të ketë shumë të fshehta që ne nuk i dimë sepse nuk na tregohet gjë. Këtu s’vënë një tabelë që të thotë “ky aks ka këto parametra, ka këtë shpejtësi, ka këto e këto që i kërkohen firmës, por firma e ka mbyllur ”çelësin” , e ka mbyllur hesapin me qeverinë.

Qeveria nuk ndihet fare. As do ta dijë dhe del pa pikë turpi fare Kryeministri në parlament dhe tha që do t’ua bëjë nga 3 milionë e ca rrogat atyre pushtetarëve që janë aty në parlament, deputetëve. Deputeti të vijë këtu e ta marrë miratimin e popullit sa rrogë duhet t’i japë populli atij, se nuk është parë me sy asnjëhërë. As njeri, as tjetri! Prandaj kjo është komplet mbrapsht! Mjerë për këtë popull!” – tha ai.

Një banor i fshatit Arrameras shtoi se në fshat po vazhdojnë punimet, po ndërtohet një urë e madhe në rrugën kryesore. “ Është e bllokuar, tabelë s’ka dhe unë që dua të hyj në shtëpinë time, nuk kam nga të hyj se e kam rrugën të bllokuar. As na ka lajmëruar njeri, asgjë.Ok duan ta bëjnë, le ta bëjnë, por ta bëjnë në mënyrë ligjore, jo të paligjshme. Se çfarë kanë nënkotraktuar ata ne nuk e dimë, rrugën kryesore po e bëjnë, po ne nuk jemi të informuar për asgjë. Duam të hyjmë në shtëpi, s’kemi nga hyjmë.”

Etiketa: banoreberxulleprotesta

Lajme të lidhura

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Para
Ndodh në Krujë/ 100 policë në aksion, shkulin 685 fidanë kanabis

Ndodh në Krujë/ 100 policë në aksion, shkulin 685 fidanë kanabis

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën
Sport

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26

Janë zhvilluar këtë të shtunë 5 ndeshje të javës së 29 të Kategorisë së Parë ku skuadrat që janë në...

Lexo më shumë
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26
Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

Kampioni i Botës me Italinë: Më ofruan një çantë me para për të grumbulluar kë donin, refuzova dhe…

16:57 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com