GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Khodorkovsky: Putinit po i vjen fundi, ai nuk kontrollon…

16:05 - 26/06/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Khodorkovsky: Putinit po i vjen fundi, ai nuk kontrollon…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mikhail Khodorkovsky, kritik opozitar në Rusi, ka deklaruar se rebelimi i mercenarëve të “Wagnerit” ishte shenjë që paralajmëron fundin e “mbretërimit të presidentit Vladimir Putin”.

Ai shkroi në Twitter se rebelimi i shefit të mercenarëve privatë, Yevgeny Prigozhin, i tregoi Perëndimit një skenar të mundshëm për ndryshimin e regjimit në Rusi dhe se forcat politike mund të pushtojnë Kremlinin.

“Përpjekja për grusht shtet ushtarak të shefit të ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin, ishte një nga ngjarjet më serioze politike që ka ndodhur në Rusi në 20 vjetët e fundit…Për herë të dytë qëkur Putini mori pushtetin, Rusia pati një situatë revolucionare.

E para ishte protesta masive kundër rezultateve të zgjedhjeve në 2011-2012. Opozita demokratike tani për të dytën herë nuk e shfrytëzoi situatën, sepse po përgatitej për skenarë të ndryshëm. Lëvizja demokratike duhet të nxjerrë mësim: ndryshimi i regjimit nuk do të vijë nga kutia e votimit”, shkroi Khodorkovsky.

Ai theksoi se Rusia nuk duhet të përgatitet për zgjedhje demokratike, pasi siç tha ai, Prigozhini është bandit po aq sa edhe Putini, e sipas kritikut rus, nëse Perëndimi nuk dëshiron një bandit të ri në krye të Rusisë, “duhet të vërë bast të madh në opozitën demokratike ruse”. Ai shtoi se me rebelimin e mercenarëve, u mor vesh se Putini nuk kontrollon trupat e se popullsia ruse nuk u beson më miteve të tij për luftën.

“Ai duhej të vraponte te Lukashenko dhe Kadyrovi për ndihmë për t’i dhënë fund kryengritjes, ndërsa njerëzit dhe qytetet e pushtuara i mirëpritën luftëtarët e ‘Wagnerit’. Marshimi i Prigozhinit mund të mos ketë përfunduar me marrjen e pushtetit nga ai, por ai e largoi Putinin nga një sasi e konsiderueshme pushteti dhe solli fundin e sundimit të tij.

Kjo është arsyeja pse nuk mund të themi se kjo ishte e gjitha teatër, ishte shumë reale. Duket se Prigozhini vendosi të rebelohet duhet ditur se mund të humbiste ushtrinë e tij private dhe si rezultat, ndikimin e tij politik dhe jetën e tij. Prigozhini gjithashtu e dinte gjendjen e makinerisë së luftës të Putinit dhe nivelin e moralit të trupave”, shkroi ai në Twitter.

Shefi i “Wagnerit”, Prigozhin, e ndërpreu avancimin drejt Moskës të shtunën, me arsyetimin që të mos vriten më shumë trupa ruse. Ndërsa, Kremlini bëri pakt me të, që mercenarët të mos ndiqen penalisht, e Prigozhinit t’i kursehet jeta. Rebelimin, Putini e pati quajtur thikë pas shpine./ABC

Etiketa: Mikhail KhodorkovskyPutin

Lajme të lidhura

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës
Aktualitet

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!
Aktualitet

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’
Aktualitet

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26
Para
“Kemi 5 fëmijë…”/ 45-vjeçarja flet për marrëdhënien me “babain” e saj

“Kemi 5 fëmijë...”/ 45-vjeçarja flet për marrëdhënien me “babain” e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës
Aktualitet

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar ish drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke thënë se ia ‘qamë hallin’...

Lexo më shumë
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com