GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kinë-Rusi sfidojnë Perëndimin, Putin pret kryediplomatin Wang Yi

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kinë-Rusi sfidojnë Perëndimin, Putin pret kryediplomatin Wang Yi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kina dhe Rusia u zotuan se do të forcojnë partneritetin, pavarësisht presioneve të mundshme nga perëndimi. Gjatë një vizite në Moskë, diplomati kinez Wang Yi tha se dy vendet mbeten të përkushtuara në një botë pa hegjemoni. Deklaratat vijnë pak ditë pasi sekretari amerikan i shtetit paralajmëroi se Kina do furnizojë rusinë me armë që do të përdoren në Ukrainë.

Vetëm 2 ditë pasi SHBA-ja dha alarmin se Pekini po planifikon furnizimin e Rusisë me armë e municione që mund të përdoren në Ukrainë, kryediplomati i Kinës VVang Yi mbërriti në Moskë.

Ai u prit nga presidenti Vladimir Putin, nga ku tha se raporti strategjik mes vendeve nuk do të ndikohet nga presionet e jashtme.

“Vendet e tjera nuk mund të bëjnë presion ndaj Kinës dhe Rusisë. Pekini është i gatshëm të forcojë partneritetin me Moskën në interes të dy vendeve dhe të gjithë botës”- deklaroi ai.

Për kryediplomatin kinez, mardhënia mes dy shteteve është dinamike e se dy superfuqitë janë në bashkëpunim të vazhdueshëm për ta forcuar atë me marrëveshja të reja.

“Rusia dhe Kina mbeten të vendosura dhe të përkushtuara ndaj një bote shumëpolare pa hegjemoni,” i tha ai ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Kryediplomati kinez vizitoi Moskën, ndërsa tensionet po rriten në prag të 1 vjetorit të nisjes së luftës në Ukrainë.

Ndërkohë, një ditë pas deklaratës së presidentit Putin, të mërkurën duma ruse votoi pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë në traktatin e armëve bërthamore “Nevv Start” me Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja u nënshkrua në 2010, nga dy presidentët e kohës  Barack Obama dhe Dmitry Medvedev për të parandaluar luftën bërthamore.

Nga ana tjetër presidenti amerikan Joe Biden po takohet në Varshavë me krerët e vendeve të krahut lindor të NATO-s, dy ditë pas vizitës së papritur në kryeqytetin e Ukrainës.

 

Etiketa: KinekryediplomatPutin

Lajme të lidhura

Ekzekutohet gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet e politikanëve me kartelet e drogës
Botë

Ekzekutohet gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet e politikanëve me kartelet e drogës

08:57 - 17/11/26
Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit
Botë

Estonia përgatit planin për të përballuar një pushtim rus, qeveria do të drejtohet nga jashtë vendit

15:01 - 16/11/26
Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve
Aktualitet

Grabitën 20 vila luksoze në Spanjë, operacioni “Çorapja” fundos bandën e shqiptarëve

14:36 - 16/11/26
Para
Big Brother/ Luizi merret me “punët e shtëpisë”

Big Brother/ Luizi merret me “punët e shtëpisë”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Synon vendin e dytë në grup, ja si mund të reshtohet Kosova ndaj Irlandës
Sport

Synon vendin e dytë në grup, ja si mund të reshtohet Kosova ndaj Irlandës

12:15 - 17/11/26

Kosova do të luajë mbrëmjen e sotme ndaj Irlandës në Nations League me synimin për të siguruar vendin e dytë....

Lexo më shumë
Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje të lira

Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje të lira

12:04 - 17/11/26
I dënuar për trafik droge në Itali dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut

I dënuar për trafik droge në Itali dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut

12:00 - 17/11/26
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!” Reagimi i Thaçit pas dënimit të dytë nga  Haga

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!” Reagimi i Thaçit pas dënimit të dytë nga Haga

11:50 - 17/11/26
Rritja e pagave të gjyqtarëve, Bardhi “sulmon” projektligjin: Është shkelur vendimi i Këshillit të Legjislacionit

Bardhi: Kutitë me para në vilat e Ballukut, si në bodrumet e karteleve të drogës, do votojmë kundër projektbuxhetit 2027

11:42 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com