GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Klement Ndoni i Bashkisë Këlcyrë i fut në xhep Behar Çukajt 51 MLN lekë në tenderin pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Klement Ndoni i Bashkisë Këlcyrë i fut në xhep Behar Çukajt 51 MLN lekë në tenderin pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Oligarku Behar Çukaj i ka marrë me radhë tenderat e bashkive të jugut për furnizimet me karburant, ku është duke u favorizuar nga zyrtarët. Edhe bashkitë si ajo e  Këlcyrës është në axhendën e Behar Çukajt. Kryetari i bashkisë, Klement Ndoni, ka zhvilluar se fundmi një tender me objekt  ‘Karburant për automjetet’. Ndoni nuk ka raportuar se sa mjete janë në përdorim, por vetëm përshkruan fondin limit 51 milionë lekë për të blerë naftë.

Procedura ishte e hapur deri më 18 qershor 2024, pra vetëm 10 ditë. Në përmbyllje të tenderit vihet re se “O L S I” SHPK e Behar Çukajt, ishte e vetmja kompani pjesëmarrëse. Me sa duket, Kastrati dhe Gega ia kanë lënë të lirë këtë zonë.

Në dokumente nënvizojmë ofertën e tij që është 51 milionë lekë, pra sa 100% e fondit limit. Pavarësisht se kjo përbën një shkelje,  Ndoni ka vazhduar me procedurën dhe e ka shpallur fitues firmën “OLSI”.

Ndërkohë Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq” për të treguar riskun e korrupsionit.

Në çdo vit Bashkia Këlcyrë nuk harron të sigurojë naftë për makinat e stafit dhe ato pak shërbime që kryhen. Ndërkohë vëmë re që përveç faktit se tenderët jepen pa garë, por bashkia nuk mbledh as taksat që kanë si detyrim kompanitë e karburanteve.

Pra qytetarëve u rritet çmimi i naftës, ndërsa kompanitë në Këlcyrë nuk paguajnë as taksat.

“Nga auditimi u konstatua se për katër subjekte të cilët zhvillojnë aktivitetin e tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë, nga Bashkia Këlcyrë nuk është aplikuar tarifa për paisje me autorizim për zhvillimin e aktivitetit të mësipërm. Nga këto veprime në total është krijuar një e ardhur e munguar në vlerën 8,000,000 lekë”, thuhet në një dokument të publikuar nga KLSH në fund te dhjetorit 2023.

 

Epo në këtë bashki të vogël pazaret e naftës qenkan të mëdha. Sidoqoftë, si në rastin kur zhvillohen tenderë pa garë për naftën e bashkisë, edhe kur tolerohen të mos paguajnë taksa kompanitë që shesin karburante, barra sigurisht bie mbi qytetarët.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAFERBehar CukajKelcyreSkandal

Lajme të lidhura

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni
Breaking Views

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni

19:20 - 29/10/26
“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura
Breaking Views

“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura

16:41 - 29/10/26
Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Para
Economist Intelligence Unit: Qytetet më të mira në botë për të jetuar/ FOTO

Economist Intelligence Unit: Qytetet më të mira në botë për të jetuar/ FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Breaking Views

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

23:03 - 02/11/26

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar në emisionin “Opinion” se është telefonuar nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

Veliaj akuzoi Ramën për kërcënim që t’ia dorëzojë Bashkinë, ja çfarë thotë vetë Arbër Hajdari

22:35 - 02/11/26
Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

Letra e Veliajt, provë e kapjes së SPAK-ut/ Balliu: Rama vendos kush hyn në burg dhe kush del prej tij!

22:24 - 02/11/26
Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

22:01 - 02/11/26
Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

21:35 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com