GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Klevis Balliu: Edi Rama po ecën në gjurmët e babait të tij, liria e fjalës sërish nën sulm

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Klevis Balliu: Edi Rama po ecën në gjurmët e babait të tij, liria e fjalës sërish nën sulm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në ceremoninë përkujtimore të poetit martir Havzi Nela, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ndjek të njëjtat gjurmë të babait të tij, Kristaq Rama, i cili ka firmosur dënimin e Nelës nga regjimi komunist. Balliu tha se sot, ndonëse nuk ka varje publike, pushteti po përdor metoda moderne për të shtypur pluralizmin dhe fjalën e lirë, duke mbyllur media, kapur gjykata dhe arrestuar opozitën. Ai theksoi se është detyrë e çdo shqiptari të mos lejojë përsëritjen e historisë së errët dhe të mbrojë lirinë e mendimit.

Sot ne përulemi me nderim përpara figurës së pavdekshme të Havzi Nelës, poetit martir që regjimi komunist e vrau barbarisht, duke e varur në sheshin e Kukësit, vetëm pse guxoi të shkruante të vërtetën dhe të kërkonte liri. Ai nuk pranoi të përkulej përpara diktaturës, e pranoi vdekjen por jo nënshtrimin.

Por krimi ndaj tij nuk ishte i paemër. Firmën mbi aktin e pushkatimit të fjalës së lirë e hodhi Kristaq Rama, babai i Edi Ramës. Një firmë që sot, pas dekadash, duket sikur ka marrë jetë të re nëpërmjet veprimeve të birit të tij. Sepse Edi Rama, në vend që të mësojë nga tragjeditë e së shkuarës, ka zgjedhur të ecë në gjurmët e babait — vetëm se tani, diktatura ka veshur kostumin modern të pushtetit absolut.

Në vend të varjeve publike kemi mbyllje televizionesh, në vend të proceseve farsë kemi gjykata të kapura, në vend të internimeve kemi arrestime të opozitës. Edi Rama po godet pluralizmin dhe lirinë e mendimit me të njëjtin instinkt të babait të tij, por me mjetet e shekullit XXI: propagandë, kontroll të mediave, frikësim dhe shantazh politik.

Havzi Nela vdiq që shqiptarët të jetonin të lirë, por sot kjo liri është sërish nën sulm. Dhe është detyra jonë, detyra e çdo shqiptari që beson në demokraci, të mos lejojmë që historia e errët të përsëritet. Ne do të luftojmë që fjala e lirë të mos varet më kurrë, që Shqipëria të mos kthehet më kurrë në burgun ku poetët dënoheshin dhe qytetarët heshtnin nga frika.

Edi Rama le ta dijë: siç nuk mundi regjimi i babait të tij të shuante zërin e Havzi Nelës, nuk do mundë as ai të shuajë zërin e të vërtetës.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore
Aktualitet

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

08:03 - 06/11/26
Përplasje fizike në emision, Flamur Noka përplaset me gazetarin: Mos më ngri dorën mua se…
Aktualitet

Përplasje fizike në emision, Flamur Noka përplaset me gazetarin: Mos më ngri dorën mua se…

07:52 - 06/11/26
GJK merr kopetencat e Vetingut, miratohet rregullorja që i zgjat mandatin ONM
Breaking Views

GJK merr kopetencat e Vetingut, miratohet rregullorja që i zgjat mandatin ONM

22:00 - 05/11/26
Para
Rikthehet “përplasja”, Luana Vjollca i merr Festivalin e RTSH-së Arbana Osmanit

Rikthehet “përplasja”, Luana Vjollca i merr Festivalin e RTSH-së Arbana Osmanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore
Aktualitet

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

08:03 - 06/11/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mundësinë e krijimit të një lidershipi të ri në PD. I Berisha...

Lexo më shumë
Përplasje fizike në emision, Flamur Noka përplaset me gazetarin: Mos më ngri dorën mua se…

Përplasje fizike në emision, Flamur Noka përplaset me gazetarin: Mos më ngri dorën mua se…

07:52 - 06/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Nëntor 2026

07:26 - 06/11/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 6 Nëntor 2026

07:21 - 06/11/26
Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës

23:28 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com