GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

KLSH për auditimet: Dëmi ekonomik në Shqipëri 1 miliard euro

10:57 - 23/11/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
KLSH për auditimet: Dëmi ekonomik në Shqipëri 1 miliard euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Institucionet që kanë kaluar në “sitën” e Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën janar-shtator janë gjetur në shkelje të shumta. Që kanë sjellë dëm ekonomik. Por edhe ndikim negativ në administrim të të ardhurave ose shpenzimeve.

Në buletinin e fundit rezulton që ky dëm për të dy zërat të jetë 122 miliardë lekë (mbi 1 miliardë euro), 38% e të cilës vjen nga të ardhurat dhe shpenzimet. Dhe pjesa tjetër nga shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave.

Konkretisht KLSH nënvizon se në përfundim të auditimeve të kryera përgjatë periudhës janar – shtator 2022 ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare me pasojë dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime në shumën totale prej 47 miliardë lekë.

Në këtë dëm peshën kryesore e mbajnë tatim-taksat me 45 miliardë lekë. Tek Doganat 846 milionë lekë. Në fushën e shitjes-blerjes. Dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore 421 milionë lekë.

Ndërkohë për të njëjtën periudhë KLSH ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ. Në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 74 miliardë lekë nga të cilat:

“Nga këto 21,007,564 mijë lekë në fushën e të ardhurave, ku veçojmë vlerën prej 10,182,517 mijë lekë (ose rreth 48% e totalit) e konstatuar në ALBPETROL sha, në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore; si dhe 53,089,493 mijë lekë në fushën e shpenzimeve të kryera jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve. Si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keq menaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor. Ku veçojmë vlerën 32,817,583 mijë lekë (ose rreth 62% e totalit), konstatuar në Ministrinë e Financave, më konkretisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit. Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit dhe Drejtorinë e Borxhit Publik dhe Bashkërendimit të Ndihmës së Huaj”, thuhet në publikimin e KLSH.

Në total , për periudhën janar – shtator 2022, në përfundim të 120 auditimeve të kryera, KLSH ka dhënë opinione për 97 prej tyre . Nga të cilat: 26 opinione financiare për auditimet financiare, 315 opinione përputhshmërie për auditimet e përputhshmërisë. Dhe 40 janë opinione financiare dhe përputhshmërie.

Nga auditimet e realizuara gjatë nëntë mujorit të vitit 2022 ka përcjellë në Prokurori 1 kallëzim penal.

Konkretisht, në auditimin e kryer në DVASHK Sarandë me kallëzimin penal të përcjellë në Prokurori janë kallëzuar 6 persona të konstatuar me shkelje të rënda. Të cilët janë drejtues të nivelit të lartë e të mesëm (Ish-Drejtor,Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t, (aktualisht DVASHK Sarandë); Ish-Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, aktualisht specialist; Ish-Përgjegjës i Sektorit të Legalizimit, Ish-Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve të Pronësisë; Ish-Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve të Pronësisë; Ish-Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë)./Monitor

Etiketa: auditimKLSHShqiperi

Lajme të lidhura

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Porti i Durrësit, Konfindustria-Kuvendit: Mos e kaloni marrëveshjen

Porti i Durrësit, Konfindustria-Kuvendit: Mos e kaloni marrëveshjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi
Breaking Views

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

Polonia pret Shqipërinë në 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Federata Polake ka vendosur që...

Lexo më shumë
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com