GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Klubi i futbollit në Kosovë paralajmërohet nga FIFA

11:34 - 02/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Klubi i futbollit në Kosovë paralajmërohet nga FIFA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

FIFA ka paralajmëruar Llapin se do t’ia ndalojë blerjen dhe regjistrimin e futbollistëve të rinj, nëse nuk i shlyen detyrimet ndaj ish-trajnerit të ekipit të vet U19, Alan Clark, brenda një afati të shkurtër kohor.

Clark, një trajner afrikanojugor, fitoi rastin kundër Llapit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Zvicër në fund të janarit, për borxhin e papaguar gjatë kohës sa ishte trajner i ekipit të të rinjve.

Por pavarësisht se KAS-i e kishte urdhëruar Llapin t’ia shlyente borxhin 43-vjeçarit, klubi nga Podujeva nuk e kishte marrë mundin ta bënte një gjë të tillë.

Si pasojë, Clark e çoi fituesin e Kupës së Kosovës në FIFA, e cila e ka paralajmëruar Llapin, në një email konfidencial, se do të dënohet nëse nuk i paguan borxhin trajnerit nga Afrika e Jugut.

Nëse Llapi nuk i lanë detyrimet ndaj Clarkut brenda një afati shumë të shkurtër, atëherë FIFA do t’ia ndalojë regjistrimin e lojtarëve derisa borxhi të paguhet plotësisht.

Llapi i ka mijëra euro borxh Clarkut, por shuma e saktë dhe hollësitë e këtij rasti nuk janë bërë publike për shkak të konfidencialitetit.

Borxhet e klubeve ndaj trajnerëve dhe futbollistëve në futbollin kosovar janë një çështje serioz dhe rasti i Clark është dëshmi se përdorimi i avokatëve është shumë i rëndësishëm që futbollistët apo trajnerët ta marrin atë që iu takon por iu mohohet nga klubet.

Clark e kishte konfirmuar për Gazetën Nacionale fitimin e rastit kundër Llapit në KAS një muaj më parë.

“Jam i kënaqur që drejtësia ka triumfuar dhe shpresoj se përvojat me të cilat unë dhe familja ime u desh të përballeshim nuk do të kalohen nga asnjë koleg i imi në të ardhmen”, tha Clark për Nacionalen.

Llapi i detyrohet trajnerit pagat e mbetura nga marrëveshja që kishte me të gjatë sezonit 2020/21 kur Clark udhëhoqi ekipin U19 llapjan.

Ai ishte emëruar ndihmës-trajner i parë i Tahir Batatinës së pari në vitin 2020, para se të zhvendosej në postin e trajnerit të U19 pak kohë më vonë.

Pasi Clark i kishte kërkuar rrogat e papaguara duke u ankuar se familja kishte nevojë për t’u ushqyer, drejtuesit e Llapit i kishin kërkuar atij të kthehej në Afrikën e Jugut për të vdekur nëse ndihej se po vdiste nga uria.

Etiketa: ClarkFutbollllapiSport

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Darka 10 mijë euro, Rama e pranon: Ku është kompromentimi?

Darka 10 mijë euro, Rama e pranon: Ku është kompromentimi?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26

Dogji automjetin e një shtetasi, me porosi të një 28-vjeçari, identifikohet dhe kapet 39-vjeçari (shtetas me precedent penal). Pas hekurave...

Lexo më shumë
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com