GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Koçiu dhe “statusi i shpëtimit”/ Ponc Pilati me profil zyrtar – Ministrja që lau duart me një status

17:20 - 09/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Koçiu dhe “statusi i shpëtimit”/ Ponc Pilati me profil zyrtar – Ministrja që lau duart me një status
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk e dimë nëse Ponc Pilati do kishte Facebook nëse do jetonte sot, por Ministrja e Brendshme sigurisht që ka. Dhe kur nuk gjen dot fjalën në Kuvend, e gjen tastierën.

Pas një prej ngjarjeve më tronditëse të ndodhura ndonjëherë në një sallë gjyqi në Shqipëri – një gjyqtar i vrarë me armë zjarri gjatë detyrës – të gjithë prisnin që Ministrja e Brendshme të shfaqej në Kuvend me seriozitetin dhe përgjegjësinë që i takon funksionit të saj. Por, ja ku na erdhi lajmi: “Nuk arrita dot ta lexoja fjalën në Kuvend për shkak të opozitës. Ja ku e keni në Facebook.”

Sepse natyrisht, kur nuk arrin të flasësh në Parlament – vendin ku ligjet miratohen, ku përfaqësuesit e popullit presin përgjigje, ku ndodhin debatet për fatin e sigurisë së qytetarëve – zgjedh rrugën më të sigurt: rrjetin social me më shumë filtra, më pak pyetje dhe zero përgjegjësi.

Në një status të gjatë sa një ekspoze qeveritare, Ministrja Koçiu bëri të ditur se Policia kishte reaguar në kohë (gjithmonë në kohë, për çudi!), se sistemi i drejtësisë duhet forcuar (natyrisht, pas çdo tragjedie na kap reflektimi), dhe se do ndërtohen protokolle të reja sigurie (pra, ende nuk i kishim!). E gjitha, me tone solemne, gjuhë burokratike dhe me ndjeshmërinë e një raporti teknik.

Por ajo që mungoi në këtë llogaridhënie virtuale ishte pyetja themelore: Si është e mundur që një qytetar futet i armatosur në sallën e gjyqit dhe ekzekuton një gjyqtar në mes të detyrës?

Kjo nuk është një pyetje që kërkon “përgjigje statusi”. Kjo kërkon përgjegjësi reale, politike dhe institucionale. Kjo kërkon që një Ministër të dalë para Kuvendit, edhe mes tensioneve politike, dhe të përballet me pyetje, me ndërprerje, me zëra kritikë – sepse ky është thelbi i demokracisë parlamentare.

Por, siç duket, më e lehtë është të thuash që opozita nuk të la të flasësh dhe t’i drejtohesh Facebook-ut, ku askush nuk të ndërpret dhe ku statusi i gjatë mbyllet me një ton të vendosur: “Nuk është koha për të drejtuar gishta!”

E saktë, zonja ministre. Nuk është koha për të drejtuar gishta. Është koha për të mbajtur përgjegjësi. Jo virtuale. Jo retorike. Jo postime. Por reale, fizike dhe institucionale.

Sot, siguria e sallave të gjyqit u tregua një iluzion. Një gjyqtar u vra në mes të detyrës. Dhe Ministrja e Brendshme la një status.

Siç thonë dikur, “Lavat duart si Ponc Pilati.” Por këtë herë, jo me ujë. Me një postim në Facebook.

Fjala e Plote:

I nderuar Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar kolegë deputetë,

Vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit është pa dyshim një ngjarje shumë e rëndë, e cila nuk duhej të ndodhte!

Nga kjo sallë, dënoj përsëri me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve.

Duke u ndalur tek ngjarja, siç jeni bërë me dije, përmes komunikimeve të detajuara nga Policia e Shtetit, strukturat policore reaguan në kohë. Autori u ndalua, ndërsa grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë nisën veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Brenda pak orësh u siguruan provat dhe u sqaruan motivet e këtij krimi. Jam e bindur se autori do të përballet me forcën e plotë të ligjit!

Ajo që dua të theksoj, është se ky akt nuk mundet të shërbejë për të përçuar pasiguri apo për të zhbërë besimin e njerëzve tek drejtësia dhe institucionet e sigurisë.

Përkundrazi, kjo ngjarje duhet të na shtyjë të gjithëve ne, brenda e jashtë kësaj salle, të reflektojmë dhe të veprojmë më shpejt për të forcuar mbrojtjen e sistemit gjyqësor, në ato pika ku konstatohen dobësi.

Së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe në koordinim me institucionet e drejtesisë, do të rishikojmë masat e sigurisë në gjykata, e jo vetëm.

Në përfundim, do të hartojmë një paketë të plotë duke përfshirë rishikimin e protokolleve të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë;
Forcimin e sigurisë fizike brenda dhe përreth ambienteve të gjykatave; si dhe një sistem të integruar monitorimi inteligjent për të parandaluar e neutralizuar çdo akt dhune.

Aktualisht, dua të sqaroj opinionin publik se në përputhje me detyrimet ligjore, Garda e Republikës ruan dhe mbron gjyqtarët e prokurorët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Gjithashtu, magjistratëve u sigurohet mbrojtje e veçantë personale, e familjes dhe e pasurisë, kur gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij, u rrezikohet jeta, shëndeti, familja ose prona.

Jemi absolutisht të angazhuar që të rishikojmë kornizën e mbrojtjes vetjake të ofruar deri tani për t’a fuqizuar edhe më tej paprekshmërinë dhe sigurinë në detyrë të magjistratëve.

Në këtë rrugë, do të ecim përpara me të njëjtën vendosmëri dhe bindje të palëkundur që na ka shoqëruar edhe në rrugën e vështirë dhe të gjatë të bërjes realitet të reformës më të thellë dhe më transformuese në historinë e shtetit shqiptar.

Reforma në drejtësi është ajo reformë që i ka dhënë fund kohës së të paprekshmëve nga ligji. I ka dhënë fund dy standarteve në aksesin ndaj drejtësisë.

Procesi i vetingut udhëhoqi transformimin historik të figurës së gjykatësit dhe prokurorit, që sot është një figurë e cliruar nga lidhjet politike, lidhjet korruptive apo ato kriminale.

Produktet më të qarta të punës sonë janë institucionet e reja, të cilat së bashku me Policinë e Shtetit, sipas të gjithë anketimeve të pavarura, janë ato që gëzojnë besimin më të madh mes qytetarëve.

Në realizimin e reformës në drejtësi, kjo qeveri ka treguar një vullnet të hekurt dhe të panegociueshëm.

Do të tregojmë përsëri të njëjtin vullnet, për përsosjen e mëtejshme të sistemit dhe rritjen e standarteve të sigurisë.

Ky është momenti jo për të treguar dobësi, as për të negociuar, por për të demonstruar të gjithë forcën dhe seriozitetin e shtetit shqiptar!

E fundit, por e diktuar nga narrativa politike që fatkeqësisht ka shoqëruar këtë ngjarje nga kampi i opozitës, dua të distancohem plotësisht nga e gjithë tentativa e shëmtuar për të instrumentalizuar dhe politizuar vrasjen.

Jeta e çdo njeriu, aq më tepër e një shërbëtori të drejtësisë të rënë në krye të detyrës nuk mund të përdoret për kapital apo interesa të ngushta politike.

Sot nuk është koha për të drejtuar gishtin apo për të kërkuar fajtorë politikë.

Është koha për bashkëpunim institucional mes të gjitha pushteteve dhe aktorëve përgjegjës, për të analizuar me përgjegjësi çdo hallkë të sistemit dhe për të ndërtuar masa konkrete që garantojnë sigurinë dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve në të gjithë vendin.

Faleminderit!”

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë
Aktualitet

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë
Aktualitet

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Para
Binaj për humbjen e 46 shqiptarëve: Jeni të zënë me open balkazan…

Zgjedhjet në Tiranë pezullohen, reagon Florjan Binaj: Ne jemi gati për çdo datë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë. Një 26-vjeçar i identifikuar si...

Lexo më shumë
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

09:06 - 08/12/25
“Dita e Rinisë”, 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përkujtohet 35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90

08:58 - 08/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com