GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kokaina në “Alba Exotic Fruit”, si u zbulua droga në port, mesazhi i DEA-s amerikane

14:31 - 08/09/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kokaina në “Alba Exotic Fruit”, si u zbulua droga në port, mesazhi i DEA-s amerikane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër sasi droge u sekuestrua ditën e martë nga Policia në kontejnerët e kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në pronësi të Eduard Dautit.

Mësohet se kontejneri kishte mbërritur në portin e Durrësit 17 ditë më parë dhe ishte vendosur në vendin e kontejnerëve me risk.  Policia e Durrësit dhe task-forca e instaluar prej disa kohësh në port vazhdojnë kontrolle të imtësishme te pjesa më e madhe e kontejnerëve që vijnë nga Amerika Latine.

Në një njoftim zyrtar, policia tha se në vijim të operacionit “Rada” u kapën 7.7 kg kokainë, e ndarë në 8 pako. Kokaina ishte e fshehur në pjesën fundore te kapakët e motorëve frigoriferike dhe vinte nga Ekuadori në llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”.

Agjencia Amerikane Kundër Drogës (DEA) u ka dërguar informacione autoriteteve shqiptare pak muaj më parë në lidhje me sasinë e madhe të kokainës që ishte vendosur në kontejnerët me banane në Ekuador dhe që kishte si destinacion përfundimtar Shqipërinë.

DEA ka dhënë edhe një shifër mbi sasinë e kokainës së ngarkuar dhe e ka nisur këtë informacion në Shqipëri. Për këtë arsye, autoritetet shqiptare vazhdojnë kontrollet në kontejnerët e kompanisë së bananeve, shkuan Panorama.al.

Hetimi u bë nën drejtimin e SPAK, ndërsa në muajin korrik është bërë arrestimi në flagrancë i Barjon Gumenit, menaxheri i firmës dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës, Eduart Dauti.

Dauti nuk di të ndalet në trafikun e drogës, ku kjo është hera e pestë që në kontejnerët e kompanisë së “Alba Exotic Fruit” gjendet kokainë.

Etiketa: drogeKokaine

Lajme të lidhura

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Para
Habit Ronaldo fenomeni: Jam tifoz i Mbappes, ai luan njësoj si unë

Habit Ronaldo fenomeni: Jam tifoz i Mbappes, ai luan njësoj si unë

TË FUNDIT

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia
Breaking Views

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

20:31 - 04/04/26

Një shtetas afrikan, emigrant që punon në Shkodër, dyshohet se është plagosur gjatë orarit të punës në një fabrikë. Ai...

Lexo më shumë
Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

20:09 - 04/04/26
1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

19:20 - 04/04/26
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com