GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kombëtarja e femrave, Doçi dhe Rexhepi: Synojmë të rikthehemi te fitoret me Armeninë

22:18 - 19/10/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kombëtarja e femrave, Doçi dhe Rexhepi: Synojmë të rikthehemi te fitoret me Armeninë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e femrave ka nisur përgatitjet intensivisht për dy ndeshjet e eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”. Vajzat kuqezi, nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, kanë nisur grumbullimin në kompleksin Tropikal në Durrës ku po stërviten për dy sfidat e rëndësishme.

Në një prononcim për Fshf.org, kapiteni i Kombëtares, Megi Doçi ka deklaruar se fokusi kryesor është ndeshja me Armeninë, ku synohet vetëm fitorja për t’u përmirësuar në renditjen e grupit. Doçi thekson se Shqipëria e femrave prodhon futboll të bukur dhe është gati t’u tregojë të gjithëve se çfarë mund të bëjë.

“Duke ditur që përpara kemi dy ndeshje të rëndësishme përpara mendoj e grupi është në gjendje të mirë stërvitore, vajzat janë në formë gati për të dhënë maksimumin e për të bërë më të mirën në fushe. Objektivi ynë është që të bëjmë dy ndeshje mjaft të mira, sigurisht fokusi kryesor është ndeshja e parë me Armeninë dhe do të hyjmë në fushën e lojës për të dhënë gjithçka e për të marrë fitoren. Janë dy ekipe ndaj të cilave ne mund të bëjmë lojën tonë, duhet t’u tregojmë që ne dimë të luajmë futboll të bukur e që nuk kemi ardhur rastësisht e që mund ta fitojmë ndeshjen, – thotë Doçi.

Ndërsa, portierja Viona Rexhepi shprehet optimiste për gjendjen e grupi, teksa pohon se ndaj Armenisë dhe Polonisë luhen dy sfida mjaft të vështira. Gjithsesi, Rexhepi ka besim se Shqipëria do të luajë për të marrë rezultate pozitive në të dyja takimet.

“Ndihem mjaft mirë në këtë grumbullim, grupi është i kompletuar dhe besoj që me këtë grup futbollistesh mund të arrijmë objektivat që i kemi vënë vetes në këto dy ndeshje. Besoj që ndaj Armenisë luajmë për të fituar, por edhe me Poloninë synojmë të marrim një rezultat pozitiv. Këto janë dy ndeshje shumë të vështira, por besoj se mund t’i kalojmë me sukses. Jemi të shortuar në grup mjaft të fortë e megjithatë do të mundohemi të arrijmë sa më lart. Synojmë që në të ardhmen të arrijmë në finalet e një Botërorit ose Europiani”, – deklaroi Rexhepi.

Sfida e parë e Shqipërisë ndaj Armenisë do të luhet në shtëpi më 21 tetor në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 17:00. Ndeshja e dytë është në transfertë ndaj Polonisë, më 26 tetor, ora 19:45 në “Tychy Stadium”.

Deri më tani Kombëtarja e femrave ka marrë 1 pikë në dy ndeshjet e para, pasi u mund nga Belgjika në transfertë dhe barazoi me Kosovën në shtëpi.

Shqipëria është shortuar në Grupin F të eliminatoreve të Botërorit, së bashku me Poloninë, Kosovën, Norvegjinë, Belgjikën dhe Armeninë.

Etiketa: femratGIJOTINAkombetarja

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
Vdiq në një aksident në punë, nëna shqiptare trondit Italinë, nxjerr fotot e kufomës së të birit

Vdiq në një aksident në punë, nëna shqiptare trondit Italinë, nxjerr fotot e kufomës së të birit

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com