GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kompleksi Partizani drejt përfundimit, Duka: FSHF do mbështesë klubet në infrastrukturë

12:22 - 12/02/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kompleksi Partizani drejt përfundimit, Duka: FSHF do mbështesë klubet në infrastrukturë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompleksi i klubit Partizani është një vepër gjigande infrastrukturore që po merr dita ditës dhe shumë shpejt do të jetë gati për të pritur futbollistët. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka së bashku me Presidentin e Partizanit, Gazment Demi kanë inspektuar sot punimet që po vijojnë me ritme shumë të shpejta. Kompleksi i ri i klubit, që po ndërtohet në zonën e Tufinës, do të ketë të gjitha facilitetet e duhura për një klub futbolli duke filluar që nga stadiumi, fushat stërvitore, hoteli akomodues, palestrat, ambientet ndihmëse, parking, muzeu i klubit dhe shumë funksione të tjera, që do të përbëjnë një vlerë të shtuar për futbollin shqiptar.

Një kontribut financiar për ndërtimin e këtij projekti ka dhënë edhe Federata Shqiptare e Futbollit që përfshijnë fushën e stadiumit, sistemin e ndriçimit dhe sediljet. Vetë Presidenti Duka u shfaq i surprizuar nga projekti madhor dhe vlerësoi investimin e familjes Demi, si një vepër që do t’i shërbejë fëmijëve.

“Në fakt jo vetëm unë, por çdo njeri që do të vinte këtu, do të ndjehej i surprizuar nga i gjithë kompleksi që po ndërtohet këtu për klubin Partizani. Mund të kem lexuar nëpër media që Partizani po ndërton një kompleks, por nuk mund ta besoja që është një projekt kaq i madh me një stadium të kompletuar që plotëson të gjitha parametrat, me një hotel për ekipin. Projekti përfundimtar parashikon edhe fusha stërvitore për të gjitha ekipet e moshave, gjë që do t’i shërbejë shumë kryesisht fëmijëve të Tiranës. Në fund të fundit investimi është për ta, pavarësisht se vetë klubi pretendon edhe në nivelin profesionist që të ketë rezultate nëpërmjet atyre fëmijëve”, – tha Presidenti Duka, duke premtuar mbështetjen e FSHF-së edhe në vazhdim për të përmirësuar infrastrukturën kudo nëpër Shqipëri.

“Dua ta falënderoj shumë Presidentin Demi për këtë investim, për të gjithë kontributet në futbollin shqiptar. Ky është një investim shumë i madh, ku edhe ne jemi kujdesur me një kontribut modest krahasimisht me atë çfarë është bërë këtu, por gjithsesi është një projekt që ne do të vazhdojmë ta mbështesim si FSHF sepse në fund të fundit jemi të gjithë bashkë për të njëjtin qëllim. Do ta mbështesim me fushat e tjera të stërvitjes, siç kemi mbështetur edhe klube të tjera si Tirana, Teutën, Vllazninë, etj., duhet padyshim, që ndonëse është një kompleks privat, të kemi fokus mbase më shumë sepse është një kompleks shumë i mirë. Është koha që ne të merremi me investimet, të merremi me zhvillimin e futbollit dhe sa më pak retorika apo batuta nëpër televizione”, – theksoi Presidenti i FSHF-së.

Edhe Gaz Demi ndante të njëjtin mendim si Duka se ky kompleks do t’i shërbejë shumë brezave të rinj, ndërsa theksoi se më në fund Partizani do të ketë një kompleks dinjitoz.

Etiketa: Armand Dukafshf

Lajme të lidhura

Armand Duka i shkruan Gianni Infantinos: Vlerësojmë kontributin e dhënë për futbollin shqiptar
Sport

Armand Duka i shkruan Gianni Infantinos: Vlerësojmë kontributin e dhënë për futbollin shqiptar

13:25 - 26/02/26
Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Para
Bizneset në vështirësi nga kostot e larta, Jaka: Rritja e çmimeve, pasojë e politikës fiskale

Bizneset në vështirësi nga kostot e larta, Jaka: Rritja e çmimeve, pasojë e politikës fiskale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës
Breaking Views

Ikën Balluku, por ia lë postin ushtarit të saj, që doli në pah pas zbythjes së Ardian Çelës

21:49 - 26/02/26

Pas shkarkimit të Belinda Balluku nga posti i Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, vendi i saj në qeverinë...

Lexo më shumë
Shkarkimi i Ballukut/ Berisha: Lëvizja për të shpëtuar veten, Rama të japë dorëheqjen!

Shkarkimi i Ballukut/ Berisha: Lëvizja për të shpëtuar veten, Rama të japë dorëheqjen!

21:16 - 26/02/26
Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së

Ekstradohet nga Dubai Durim Bami, shoqërohet nga forcat operacionale drejt IEVP-së

20:35 - 26/02/26
“Rama 5”, ndryshon Qeveria, Koçiu në vend të Ballukut! Ja emrat e ministrave të rinj

“Rama 5”, ndryshon Qeveria, Koçiu në vend të Ballukut! Ja emrat e ministrave të rinj

20:16 - 26/02/26
Lajmi i fundit/ Shkarkohet Balluku

Lajmi i fundit/ Shkarkohet Balluku

20:12 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com