GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Konfiskimi i armëve në Veri, Kurti: Fitoi shteti ligjor

21:53 - 05/09/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Konfiskimi i armëve në Veri, Kurti: Fitoi shteti ligjor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në Zveçan ku është bastisur një depo armësh ku u sekuestruan një sasi e konsiderueshme armësh.

Sipas njoftimit të kryeministrit të pranishëm gjatë aksionit kanë qenë edhe pjesëtarë të KFOR-it.

Kurti ka thënë se armët janë përpjekur të shpërndahen te bandat e dhunshme në atë pjesë të Kosovës.

”Një tjetër fitore për shtetin ligjor dhe organet e sigurisë. Sot Policia  e Kosovës në prani të trupave të KFOR-it bastisi një depo armësh në Zveçan që ishte përdorur për të kontrabanduar armë në Kosovë dhe për t’ua shpërndarë ato bandave të dhunshme. U konfiskuan armë ushtarake si pushkë automatike, granata dore dhe eksplozivë“, ka shkruar Kurti të martën.

Më parë, për këtë çështje kishte reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili kishte dhënë detaje për aksionin.

”Deri më tani është zbuluar një sasi e madhe e armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv. Në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it. Veriu hap pas hapi po shkon drejt normalitetit. Rendi dhe ligji nuk do të cenohet në asnjë cep të Republikës”, ka shkruar ndër tjerash Sveçla.

Policia e Kosovës në një konferencë ka shprehur habinë e saj se ndër armët dhe municionet e konfiskuara kishte lloje të tilla që përdoren nga shtetet e NATO-s.

Policia tha se kjo çështje është interesante për t’u hetuar se si këto armë kanë rënë në duart e këtyre bandave.

Etiketa: Albin Kurti

Lajme të lidhura

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën
Kosovë & Rajon

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

15:32 - 08/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Para
“Telenovela Mbappe”, Tchouameni: Jemi të lumtur me organikën

“Telenovela Mbappe”, Tchouameni: Jemi të lumtur me organikën

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Pogradec! Një person tenton të mbytet në liqen, shpëtohet nga kalimtarët
Aktualitet

E rëndë në Pogradec! Një person tenton të mbytet në liqen, shpëtohet nga kalimtarët

15:33 - 09/04/26

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në Pogradec, ku një 69-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës. Sipas informacioneve,...

Lexo më shumë

Ushtronin prostitucion në një apartament në Durrës, arrestohen 4 shtetase kineze

15:20 - 09/04/26
“Stalini përballë Hitlerit”, Ulsi Manja i dhuron Erion Braçes libër në Kuvend

“Stalini përballë Hitlerit”, Ulsi Manja i dhuron Erion Braçes libër në Kuvend

15:02 - 09/04/26
Xhixho përplaset me Kumbaron: U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni?

Xhixho përplaset me Kumbaron: U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni?

14:50 - 09/04/26
Rama sillet si i habitur dhe revoltohet: E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit

Rama sillet si i habitur dhe revoltohet: E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit

14:35 - 09/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com