GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kontrabanda e naftës, reagon Porti i Durrësit: Ne s’përpunojmë hidrokarbure, anija do shkonte në…

17:21 - 15/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kontrabanda e naftës, reagon Porti i Durrësit: Ne s’përpunojmë hidrokarbure, anija do shkonte në…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Porti i Durrësit ka reaguar në lidhje anijen cisternë me 2275 ton naftë kontrabandë që vinte nga Libia dhe që u sekuestrua gjatë operacionit të titulluar “Ring”.

Në përgjigje të kërkesës së News 24 për informacion Autoriteti Portual deklaron se Portin e Durrësit nuk përpunohen anije hidrokarburesh dhe se anija transportonte hidrokarbure dhe si e tillë ishte parashikuar të përpunohej në facilitetet portuale private në Porto Romano, ku Autoriteti Portual Durrës nuk ushtron asnjë kompetencë.

Për sa i përket rrethanave të ngjarjes autoritetet portuale nuk japin asnjë shpjegim dhe ftojnë që mediat tu drejtohen organeve të Prokurorisë, Policisë dhe doganave.

Reagimi:

Në përgjigje të kërkesës Tuaj për informacioni, me nr. Prot. Nr. 42, dt. 15. 09.2022, bazuar në ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, në lidhje me pyetjet e adresuara pranë Autoritetit Portual Durrës, ju informojmë se :

Në Portin e Durrësit nuk përpunohen anije hidrokarburesh. Anija në fjalë është anije që transportonte hidrokarbure dhe si e tillë ishte parashikuar të përpunohej në facilitetet portuale private në Porto Romano, ku Autoriteti Portual Durrës nuk ushtron asnjë kompetencë.

Gjatë ditës së hënë, dt. 12 shtator 2022, me kërkesë të organeve ligjzbatuese dhe në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme Detare, APD ka mbështetur ekipet e organeve ligjzbatuese për mbarëvajtjen e veprimeve të tyre operacionale dhe tekniko-ligjore në kuadër të bllokimit të anijes në fjalë.

Lutem që për pyetjet tuaja, per sa i përket rrethanave të ngjarjes dhe veprimeve hetimore përkatese, t’i drejtoni pranë organeve kompetente, me konkretisht organeve të Prokurorisë, Policisë dhe doganave.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin dhe në përputhje me dispozitat e ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, shprehim gatishmërinë tonë nëse lind nevoja për sqarime të mëtejshme sa i takon Autoritetit Portual Durrës.

Etiketa: Durresikontrabanda e naftesm Portireagim

Lajme të lidhura

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Para
Flakët përpijnë masivin pyjor në Lezhë, del video e zjarrit masiv pranë Urës së Zogut

Zjarr i qëllimshëm në Dukat të Vlorës, forcat zjarrfikëse në vendin e ngjarjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com