GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Korrupsion me fondin e romëve, Andis Salla jep 383 MLN lekë pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Korrupsion me fondin e romëve, Andis Salla jep 383 MLN lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Korrupsion me fondet e shtresave në nevojë. Kryebashkiaku i Cerrikut, Andis Salla, më 6 tetor 2023 ka firmosur një kontratë të dyshimtë për fondin e caktuar për komunitetin rom. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete te varfra dhe pa favorizuara”, kryesisht romët.  Për këtë tender projekti ka parashikuar fondin limit 383 milionë lekë.

Siç del nga dokumentet që Gijotina.com i disponon, Salla ka preferuar të shkelë ligjin për prokurimet dhe të shpallë automatikisht fituese firmën e vetme që u paraqit në komisionin e vlerësimit. Kështu, në dokumentet e publikuara evidentojmë që tenderi është dhënë pa garë. “Z D R A V A” shpk është kompania që ka dërguar një ofertë me vlerë sa 89% e fondit limit. Në këto kushte gara duhej anuluar, por kryebashkiaku e kishte paracaktuar përfundimin e tenderit.

Për këto shkelje të mëdha, monitoruesi Open Data e ka shënuar tenderin me “Flamur të kuq”, duke treguar riskun e lartë të korrupsionit me fondin e prokuruar.

Dashnor Sinanaj, pronari i kësaj kompanie është në listën e preferuar të kryebashkiakëve. Kujtojmë se kompania ka përfituar një pjesë të madhe nga projekti i “5 Majit” në kryeqytet, Erion Veliaj prishi qindra shtëpi më vend të tyre po ndërton pallate.

Duke parë në foto gjendjen e shtëpive, mund të thuhet se është një hap i mirë që më në fund bashkia e Cerrikut u kujtua dhe për këtë komunitet. Por, nisur nga abuzimi me tenderin, nuk pritet që projekti të zbatohet ashtu siç është shkruar në letra.

Fondi për komunitetin rom dhe familjet e tjera në nevojë është bërë objekt i abuzimit edhe në bashki të tjera që kanë përfituar njëkohësisht. Në këto bashki vidhen lekët e projektit “përmirësimi i kushteve të jetës”, sikur së ndodh me rastin e Përrenjasit dhe së fundmi në Cërrik.

Disa muaj më parë u bë publike në media gjendja e komunitetit egjiptian në Cërrik, ku 107 banorë që banojnë në ish-ndërtesën e vjetër të shkollës “Tomor Sinani” kanë një banjë të përbashkët. Me prishjen e sistemit komunist 26 familje egjiptiane u sistemuan në këtë godinë ku vazhdojnë të jetojnë edhe sot në kushte të mjerueshme.

Familjet me shumë kurora ndahen nga njëra -tjetra me një çarçaf të vënë në mes, pasi jetojnë në një dhomë.

Para disa viteve u fol se në Cërrik do të ndërtoheshin 5 pallate për strehimin e të pastrehëve, më veçanti të egjiptianëve. Dhe  plani parashikohej të vihej në zbatim gjatë viteve 2019-2022. Por nuk ndodhi. Në vend të pallateve u hodhën vetëm themelet të cilët mbeten gropa deri ditën e sotme.

Pak ditë më parë Gijotina.com denoncoi se si kreu i bashkisë Përrenjas abuzoi me tenderin 350  milionë lekë nga fondi që ishte përcaktuar për familjet rome dhe ato të varfra.

Lexo edhe: Bie qeveria e Malit te Zi, rrëzohet kabineti Zdravko Krivokapiç

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: andis sallabanesafondOpen Datar cerikkred flagromShtëpitendeVjedhje

Lajme të lidhura

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
Berisha publikon videon tronditëse të atentatit ndaj Salvator Kaçit

Berisha publikon videon tronditëse të atentatit ndaj Salvator Kaçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26

Marshimi i protestës së 126-të ka vijuar përgjatë rrugës së Durrësit, ku protestuesit janë ndalur edhe pranë Ministrisë së Arsimit....

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

21:58 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com