GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Korrupsion me ushqimin e mensave, përmbyset tenderi 83 MLN lekë e Veliajt pas denoncimit në KPP

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Korrupsion me ushqimin e mensave, përmbyset tenderi 83 MLN lekë e Veliajt pas denoncimit në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është rasti i dytë që po raportojmë abuzimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, me paratë e ushqimeve të mensave për “personat me paaftësi” . Dhe nuk ndalën denoncimet për këtë prokurim, çka na bind se babëzia e zyrtarëve nuk ndalet as para bukës së personave në nevojë.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Furnizimin dhe shërbimet me ushqim për mensa”, i zhvilluar në fund të vitit 2023 nga Qendra Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuar Tiranë, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë. Drejtorja Arlinda Bilali nuk arrin ta përfundojë prokurimin me sa duket e bllokuar nga direktivat e kryetarit Veliaj dhe nga ana tjetër e përplasjes së biznesmenëve të favorizuar nga kryetari i bashkisë.

Për këtë tender janë vënë në dispozicion 83 milionë lekë dhe fillimisht u paraqitën 3 oferta, por dy prej tyre stafi i Veliajt i skualifikoi që në fazën e parë. Me sa duket kontrata i ishte premtuar kompanisë “Nelsa” SHPK, në pronësi të Elsa Kamberit.

Kompania është themeluar nga babai i saj biznesmeni Nexhmi Balla, që është i dënuar për korrupsion me tenderët.

 

Por në fillim të muajit prill është bërë një denoncim nga firma “4S” në pronësi të Xhino Sinani, djali i biznesmenit Shemsi Sinani. Më datë 5 prill 2024, Gijotina.com publikoi dhe analizoi këtë denoncim, ku sqaruam se Sinani pretendonte që bashkia ka pranuar ofertën më të shtrenjtë. Sinani shprehet se oferta e tij është rrëzuar me argumentin që ‘është ofertë anomalisht e ulët’, ndërsa i është dhënë prioritet ofertës më të lartë. Në atë kohë, KPP e anuloi tenderin dhe për t’i mbyllur gojën Sinanit iu hap rruga kualifikimit të ofertës së tij dhe kontrata iu dha kompanisë “4 S”.

 

 

Denoncimi i Nexhmi Ballës

Epo komedia vazhdon! Pasi Veliaj i doli nga “premtimi” i mëparshëm dhe ia dha kontratën kundërshtarit të tij, Nexhmi Balla ka reaguar. Në datën 24 prill 2024 pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankimi elektronik i operatorit ekonomik “NELSA” SHPK.

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për kualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “4S” SHPK në procedurën e prokurimit.

Ndërsa më tutje theksohet se firma ‘4S’ ka ofertë anomalisht të ulët dhe nuk disponon të gjitha licencat që kërkohen për furnizimin e mensave me ushqim.

“ Konkretisht në ankesë ngrihen pretendime se ofertuesi “4S” SHPK nuk përmbush kërkesat/kriteret si me poshtë: 1-Argumentimi i ofertës anomalisht e ulët. 2- 2.1 Kapacitetin profesional të operatorëve ekonomikë: 1. Operatori ekonomik pjesëmarrës, duhet të paraqes Licencë të kategorisë “II.1.A.1 – Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për njerëz” të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Ne zbatim te rekomandimit të përbashkët të APP-së dhe AKU-së të datës 19.11.2018 nuk lejohet përdorimi i Licencës së një operatori tjetër ekonomik”, thuhet në ankesë.

Ndërsa mensat rrezikojnë të mbeten pa furnizime,  biznesmenët e Lali Erit bëjnë ‘luftë’ se kush do të përfitojë aferën e radhës. Ata sundojnë tregun e furnizimit me ushqime të institucioneve përmes tenderave të korruptuar dhe dhe në këtë rast po i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit. E reja në këtë histori është se Lali Erit po i del një rival në shpërndarjen e parave, KPP e drejtuar nga Jonaid Myzyri. Asnjëra palë nuk ka shqetësim ushqimin e mensave, por kush do ta përfitojë fondin e taksapaguesve kryeqytetas.

Kujtojmë se Qendra Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuar u krijua në dhjetor të vitit 2022 dhe nisi punë në mes të vitit të kaluar me qëllimin për t’u ardhur në ndihmë këtyre personave.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Erion Veliajmensa. nexhmi balla

Lajme të lidhura

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses
Breaking Views

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

20:53 - 05/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Elgit Doda rrëfen përiudhën e vështirë me Klean /VIDEO

Elgit Doda rrëfen përiudhën e vështirë me Klean /VIDEO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 10 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:30 - 10/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

Berisha nga Amerika: Koha e narkoshtetit po merr fund, Shqipëria dhe SHBA do të triumfojnë së bashku

08:04 - 10/09/26
103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com