GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Korrupsion në zgjedhje, GJKKO jep vendimin për Kristo Agalliun dhe Agron Durajn

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zyrtarët e Bashkisë Dimal dënohen për rryshfet me lejen e ndërtimit

Godina e Gjykates se Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK), e cila nisi punen kete te premte. /r/n/r/nThe building of the Special Court against Corruption and Organized Crime (SPAK), which began work this Friday.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me burg shtetasit Kristo Agalliu dhe Agron Duraj, të akuzuar për korrupsion në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Ndaj Kristo Agalliut është dhënë dënimi me 1 vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhje. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3, duke u dënuar përfundimisht 8 muaj burgim.

Ndërsa Agron Duraj, u dënua për veprën penale të “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, me 1 vit burgim, por përfitoi uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar përfundimisht me 8 muaj burg.

GJKKO vendosi konvertimin e dënimit me vënien në provë të pandehurit për një periudhë kohe prej 16 muajsh, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale.

Nga hetimet ka rezultuar se  në datën 09 Maj 2023, Kristo Agalliu i ka ofruar shuma monetare Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar datën 14 Maj 2023.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 28.09.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Kristo Agalliu akuzuar për figurën e veprës penale“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal dhe të pandehurit Agron Durraj akuzuar për figurën e veprës penale“Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloi, Erjon Bani dhe Atalanta Zeqiraj, me vendimin Nr. 84, datë 18.12.2023 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristo Agalliu, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Kristo Tahir Agalliu, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Kristo Agalli në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Duraj, për veprën penale të “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Agron Duraj, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht 8 (tetë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të pandehurit Agron Duraj për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kësaj kohe i pandehuri të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Etiketa: AgalliuSpakZgjedhje

Lajme të lidhura

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër
Aktualitet

Disa të plagosur nga aksidenti i tri makinave në superstradën Lezhë-Shkodër

19:59 - 15/09/26
Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26
Para
I njëjti problem! Teza e anglishtes përfundon në ueb

Matura shtetërore 2024, publikohen datat e provimeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com