GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Korrupsioni rritet, Rama u rrit rrogat koordinatorëve

20:52 - 06/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Korrupsioni rritet, Rama u rrit rrogat koordinatorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të rrisë rrogat e Rrjetit të Koordinatorëve kundër Korrupsionit ndërkohë që sipas raportit të fundit “Rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit në Shqipëri 2021”, korrupsioni ka shënuar rritje të ndjeshme në vitin 2021.

Vendimi i kryeministrit i cili u publikua ditën e sotme në Fletoren Zyrtare ka krijuar kontradikta të thella me deklaratat e tij për kursimet e qeverisë dhe masat që po merren. Kryeministri ka kërkuar që qytetarët shqiptarë të kursejnë duke e shpallur çdo të diel në fillim të muajit si dita pa makina për të kursyer karburant dhe për të ulur ndotjen.

Madje Akti normativ me të cilin qeveria ndryshoi së fundmi buxhetin e vitit 2022 shkurtoi me rreth 131 milionë euro fondet për institucionet dhe programet e shpenzimeve publike që nga infrastruktura, arsimi, mbrojtja. Reduktimi më i madh i shpenzimeve ishte ndaj Ministrisë së Infrastrukturës, fondet për të cilën janë shkurtuar me 9.4%.

Megjithatë kur shikon veprimin e fundit të qeverisë dhe analizon deklaratat dramatike të kryeministrit Rama për krizë energjitike nga lufta dhe pasiguri duken si ekzagjerime për të justifikuar keqmenaxhimin. Lufta po zhvillohet dhe pasojat e saj po ndihen nga të gjithë por pyetja që shtrohet është: A po bën sa duhet qeveria shqiptare për qytetarët apo po mban fort administratën për të mos humbur kontrollin?

Qeveria Rama ka lidhje të fortë me administratën dhe prova më e fortë është viti 2021, vit në të cilin u rrit me 12 mijë numri i të punësuarve në shtet. Sipas raportit të INSTAT në qershor 2021, numri i punonjësve në administratën publike shkoi në 185 mijë vetë, më i larti që nga viti 2002 ndërsa në vitin 2013, kur kryeministri aktual mori pushtetin ishin 164 mijë vetë.

Dhe Rrjeti kundra i koordinatorëve kundër korrupsionit është një prej sektorëve që ka rritur numrin e administratës si dhe shpenzimet që nga viti 2019 kur është krijuara. Objektivi i rrjetit kundër korrupsionit është lufta kundra çdo lloj forme të korrupsionit dhe forcimi i besimit te qytetarët për një administratë publike. Funksioni i tij është të marrë dhe të verifikojë denoncimet e qytetarëve për veprimet korruptive. Pjesë e strategjisë së  punës është dhe ruajtja e anonimatit të çdo denoncuesi si dhe garancia për mbrojtjen e të dhënave personale dhe përpunimit të informacionit.

Kryeministri përpos numrit të lartë të administratës, mendon edhe si të rrisë shpenzimet ndërkohë që çmimet e shportës së ushqimeve rriten kurse ndihma për të zbutur shpenzimet e familjes shqiptare është e papërfillshme.

Etiketa: antikorrupsionRamarrit rrogatrritet korrupsionirrjeti i koordinatoreve

Lajme të lidhura

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…
Politikë

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…

18:04 - 07/02/26
Berisha në foltoren me demokratët e Kamzës: Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!
Politikë

Berisha në foltoren me demokratët e Kamzës: Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!

17:57 - 07/02/26
Klodiana Lala trondit me deklaraten pas pezullimit te Ballukut: SPAK tani mund te…
Aktualitet

Klodiana Lala trondit me deklaraten pas pezullimit te Ballukut: SPAK tani mund te…

17:21 - 07/02/26
Para
Punonin në shtëpi bari, arrestohen në gjumë 2 shqiptarë në Britani

Punonin në shtëpi bari, arrestohen në gjumë 2 shqiptarë në Britani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26

Një moment i papritur gjatë një bisede live ka ndezur rrjetin dhe ka hapur debat të fortë në publik. Selina,...

Lexo më shumë
Diktatori korean mbështet hapur Putinin: Shpresoj që Rusia të fitojë luftën

Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese

22:25 - 07/02/26
I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com