GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosovë, zgjedhjet lokale, mbi 10 mijë emigrantë me të drejtë vote

09:13 - 31/10/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë, zgjedhjet lokale, mbi 10 mijë emigrantë me të drejtë vote
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi ka bërë me dije se rreth 15 mijë e 530 persona nga diaspora, në raundit e parë të zgjedhjeve kanë patur të drejtë vote.

Në raundit e dytë të zgjedhjeve, për shkak se zgjedhjet do të mbahen vetëm në një pjesë të komunave, numri do të pakësohet, ndaj emigrantët me të drejtë vote në këtë raund janë 10 mijë 220 persona.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se në çdo komunë që do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve vlen lista e qytetarëve të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës nga data e aplikimit 10 korrik deri më 18 gusht.

“Në raundin e parë të zgjedhjeve në kuadër të votimit jashtë Kosovës të drejtën për të votuar përmes postës e kanë pasur më shumë se 15 mijë e 530 qytetarë, ndërkaq në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave i cili mbahet me një numë të caktuar të komunave, këtë të drejtë e kanë më shumë se 10 mijë 220 qytetarë. Pra në secilën komunë ku do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve vlen lista votuese e qytetarëve të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit nga data 10 korrik deri më 18 gusht,” bëri me dije Elezi.

Kryetari i KQZ-së njoftoi se votimi për qytetarët që janë rregjistruar në listat zgjedhore në raundin e dytë, mund të votojnë edhe përmes postës.

“Të gjithë qytetarët që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarë të Komunave në raundin e parë do të munden të votojnë përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në të cilat do të organizohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave,” ka thënë ai.

Gjithashtu Elezi rikujtoi se afati i pranimit të fletëve të votimit është deri më 12 nëntor.

Numri i votuesve jashtë Kosovës për secilën komunë ku mbahet raundi i dytë është: Gjakovë (1,089), Gllogoc (175), Gjilan (607), Dragash (1,090), Istog (707), Kaçanik (166), Klinë (437), Fushë Kosovë (135), Kamenicë (442), Obiliq (60), Rahovec (382), Podujevë (337), Prishtinë (666), Prizren (921), Shtime (116), Viti (754), Vushtrri (174), Malishevë (714), Junik (1,054), Mamush (192) dhe Kllokot (10).

Etiketa: EmigranteKosoveKQZZgjedhje

Lajme të lidhura

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç
Aktualitet

Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç

09:22 - 17/03/26
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin
Breaking Views

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Para
Me shpejtësi skëterrë, 51-vjeçari përplas të moshuarën në Tepelenë

Me shpejtësi skëterrë, 51-vjeçari përplas të moshuarën në Tepelenë

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com