GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kostot e internetit për shqiptarët u rritën vitin e kaluar

08:08 - 10/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kostot e internetit për shqiptarët u rritën vitin e kaluar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosto e paketave bazë të internetit për konsumatorët shqiptarë shënuan rritje vitin e kaluar, të matura në raport me të ardhurat për frymë. Sipas të dhënave nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU), vitin e kaluar paketa bazë e internetit fiks (5 GB internet në muaj) në Shqipëri kishte një kosto sa 1.51% e të ardhurave mujore bruto për frymë, nga 1.44% që kishte qenë ky tregues një vit më parë. Një shtrenjtim shumë më të lartë shënoi paketa bazë e internetit nga rrjetet celular (2 GB në muaj), që arriti në 2.16% të të ardhurave mujore bruto për frymë, nga 1.03% që kishte qenë në vitin 2020.

E shprehur në vlerë absolute, ITU vlerësonte se kosto e paketës së internetit fiks vitin e kaluar arriti në 6.86 USD në muaj (në rritje vjetore me 7.5%), ndërsa çmimi mesatar i paketës së internetit celular arriti në 9.8 USD në muaj (në rritje vjetore me 115%).

Krahasuar me vendet e tjera të Rajonit, Shqipëria ngelet vendi me koston më të ulët të paketës bazë të internetit fiks, por ndërkohë është ndër më të shtrenjtat për sa i takon asaj të internetit celular. Në Shqipëri, paketa e internetit fiks kushton sa 1.51% e të ardhurave bruto për frymë, ndërsa vendi më i shtrenjtë është Maqedonia e Veriut, me 3.52% të të ardhurave për frymë. Për sa i përket paketës së internetit celular, Shqipëria renditet e dyta më e shtrenjtë, me 2.16% të të ardhurave për frymë. Vetëm Mali i Zi ka një kosto më të lartë, në nivelin 2.26%, ndërsa vendi me koston më të ulët të internetit celular është Bosnje-Hercegovina, me 1.35% të të ardhurave mujore për frymë.

Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) treguan se numri i abonentëve të internetit me linja fikse arriti në më shumë se 536 mijë në fund të vitit 2021. Gjatë vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i abonentëve u rrit me 5.6%.

Gjithmonë sipas AKEP, në fund të vitit të kaluar u raportuan 2.06 milionë përdorues të internetit me brez të gjerë nga rrjetet celulare, në rritje me 2.9% krahasuar me fundin e vitin 2020. Çdo përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht rreth 540 Lekë në muaj për shërbime të komunikimeve celulare, në rritje me 3% krahasuar me vitin 2020.

Aksesi në internet po bëhet gjithnjë e më shumë një domosdoshmëri edhe në marrjen e shërbimeve publike, sidomos nga momenti që ofrimi i tyre ka kaluar pothuajse 100% në kanalet online. Por, veçanërisht në zonat rurale ky akses është ende mjaft i ulët, për shkak të fuqisë së

dobët blerëse që nuk i nxit investimet për zgjerimin e infrastrukturës së rrjeteve. Të dhënat tregojnë për një normë të penetrimit të internetit nëpërmjet rrjeteve fikse në zonat urbane mesatarisht 30% dhe në zonat rurale mesatarisht 8%.

Aksesi nga rrjetet celulare është më i lartë dhe sipas raportimeve të operatorëve celularë arrin në mbi 95% të popullsisë. Megjithatë, cilësia e rrjetit në zonat rurale dhe periferike të vendit shpesh është larg standardit të zonave urbane./ Monitor/

 

Etiketa: internetikostotshqiptarëviti

Lajme të lidhura

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan
Breaking Views

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26
Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në
Kosovë & Rajon

Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

15:27 - 20/03/26
Prokuroria Speciale kërkon ndihmën e gjykatës për të marrë në pyetje Kurtin, kryeministri rrezikon…
Kosovë & Rajon

Ushtria serbe kryen stërvitje pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Provokim ndaj shtetit tonë

12:15 - 19/03/26
Para
Rama e shkarkoi/ Ish-zv.ministrja e Turizmit reagon pas publikimit të vendimit

Rama e shkarkoi/ Ish-zv.ministrja e Turizmit reagon pas publikimit të vendimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve
Breaking Views

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26

Opozita shqiptare do të mbajë më 22 mars protestën e radhës kombëtare në Tiranë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”...

Lexo më shumë
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26
Lewandowski flet për duelin ndaj Shqipërisë: Nuk e konsideroj si ndeshjen e fundit…

Lewandowski flet për duelin ndaj Shqipërisë: Nuk e konsideroj si ndeshjen e fundit…

21:10 - 20/03/26
Katër fitore radhazi për Napolin, ekipi i Contes mund Cagliarin dhe parakalon Milanin

Katër fitore radhazi për Napolin, ekipi i Contes mund Cagliarin dhe parakalon Milanin

20:45 - 20/03/26
Lista e Polonisë për Shqipërinë: Lewandowski lider, përfshihet edhe një 17-vjeçar

Lista e Polonisë për Shqipërinë: Lewandowski lider, përfshihet edhe një 17-vjeçar

20:30 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com