GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kostot për km në bypass-in e Tiranës, me fondet e donatorëve, 2-3 herë më të lira se rrugët e dhëna me PPP

06:55 - 08/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Kostot për km në bypass-in e Tiranës, me fondet e donatorëve, 2-3 herë më të lira se rrugët e dhëna me PPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projektet për ndërtimin e bypassit të Tiranës, nyja më e rëndësishme rrugore që shmang qarkullimin nga kryeqyteti për makinat transit, janë gati.

Por, kostot relativisht të ulëta për një standard rruge me katër korsi, në projektin në fjalë, që do të financohet nga kreditë e donatorëve europianë në kuadër të korridorit Adriatiko-Jonian, nxjerrin në dritë abuzimet me projektet e tjera rrugore që po ndërtohen përmes kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ose koncesioneve.

Të dhënat nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ekonomisë (MIE) në një analize të posaçme bënë me dije se studimi i fisibilitetit të by passit të Tiranës dhe projekti i dizajnit kanë përfunduar dhe fillimi i punimeve është gati.

Gjatësia e rrugës nga Kashari në Mullet në një aks të ri ka një kosto ndërtimi për 22 kilometrat e saj, 109 milionë euro. Mirëpo me gjithë kostot e tjera që kanë lidhje me shpronësimin dhe përfundimin e plotë të projektit, vlera e përgjithshme e investimit mund të arrijë në 146 milionë euro.

Kosto për kilometër e projektit llogaritet rreth 4,9 milionë euro (pa shpronësime) dhe rreth 7 milionë euro me koston e shpronësimeve është disa herë më e ulët se kostot e koncesioneve me Partneritet Publik Privat (PPP) për disa segmente të tjera rrugore, të cilat janë 2-3 herë më të larta (shih nëntitullin në vijim).

By pasi i Tiranës është pjesë e projektit të madh të autostradës Adriatiko- Joniane. By passi i Tiranës nis në Kashar, kalon në Vaqar dhe del në Mullet dhe në ketë mënyre lehtëson lëvizjen e automjeteve nga rajonet e tjera drejt Juglindjes së vendit duke shkurtuar kohën e lëvizjes dhe trafikun në kryeqytet.

Ministria e Infrastrukturës bëri me dije se projekti për dizajnimin e hollësishëm të Bypass -it të Tiranës përfundoi me një grant prej 1.4 milionë euro të financuara nga Fondi i Ballkanit për infrastrukturën.

Pas përfundimit të projektit të diznjanimit qeveria shqiptare do të aplikojë tek fondi i Ballkanit për një grant në 20% të investimit, i nevojshëm për ndërtimin e autostradës së Bypass -it të Tiranës.

Një pjesë e konsiderueshme e financimeve janë në proces negocimi. Rruga pritet të përfundojë në 2025.

Kostot e rrugëve me PPP disa herë më të larta

Qeveria Shqiptare ende është në proces gjyqësor me kompaninë koncensionare për segmentin Thumanë -Kashar për prishjen e njëanshme të kontratës së e cila do të shpenzonte 275 milionë euro për 21 kilometra (13 mln euro per km).

Segmenti tjetër i autostradës Adriatiko Jonianne, Milot-Balldren, që po ashtu është dhënë me koncesion ka një kosto prej 256 milionë euro për 17 km, ose 15 mln euro/km. Kompania ende nuk e ka filluar zbatimin e kontratës.

Segmenti Milot- Fier, është një tjetër projekt për të cilin është hapur disa herë procedura për ta dhënë me konsesion, por që ende nuk është finalizuar dhe është shtyrë disa herë. Kjo rrugë do të jetë e gjatë 115 kilometra (53 km të reja dhe 62 km rrugë ekzistuese). Sipas dokumenteve zyrtare, vlera totale e investimit është 1.8 miliardë euro, duke përfshirë TVSH dhe shpronësime dhe tarifat e riskut të koncesionarit, ose gati 18 milionë euro për kilometër.

Korridori Adriatiko Jonian në Shqipëri është i ndarë në 13 seksione, sipas studimit të konceptuar të financuar nga WBIF (mekanizimi i Ballkanit Perëndimor që koordinon financimet e BE-së dhe institucioneve financiare ndërkombëtare). Në territorin shqiptar nis në Murriqan dhe kalon në mënyrës ekuenciale në Balldren, Milot, Thumanë, Kashar, Lekaj, Konjat, mbivendoset me bypass-in e Fierit, Levan, Poçem, Memaliaj, Subash, mbivendoset me bypass-in e Gjirokastrës, duke përfunduar në Kakavijë.

Duke qenë pjesë e projekteve të ndërlidhjes rajonale, qeveria ka mundësi që për këtë projekt të tërheqë grante (rreth 20-30%) dhe hua të buta, por qeveria ka pohuar se procedurat nga instrumentet e Bashkimit Europian vazhdojnë për vitet me radhë ndaj nuk mund të pritet dhe po vazhdohet me koncesionet.

Kjo përqasje po rrit ndjeshëm kostot e kësaj autostrade. Sipas studimit paraprak të fisibilitetit Autostrada Adriatiko Joniane kushton rreth 3.3 miliardë euro (përfshirë TVSH dhe shpronësime) dhe është i gjatë 296 km. Por, vetëm me dy projektet me koncesion, Milot-Balldren dhe Milot-Fier (132 km së bashku), qeveria ka ezauruar ndërkohë 60% të kostos së vlerësuar të projekti për të gjithë autostradën. Të dyja segmentet e dhëna me koncesion janë të pakën 40-50% më shtrenjtë sesa studimet e fisibilitetit për llogari të donatorëve.

Rrugët me PPP më të shtrenjta se Europa dhe rajoni

Sipas të dhënave të Eurostat, mesatarja europiane për koston e ndërtimit të një autostrade është 9.3 milionë euro/km.

Sipas mediave serbe, autostrada Nis-Merdare kushton 7.73 milionë euro për km, ndërsa çmimi i Korridorit Moravian, të paktën për segmentin Pojate – Preljina, është 6.8 milionë euro për kilometër.

7 km autostradë, përfshirë disa ura, viadukte, mbikalime e nënkalime, pjesë e projektit Pritshtinë-Merdarë kanë një kosto prej 204.7 milionë euro, ose 7.6 milionë euro për kilometër, sipas projektit të miratuar në Samitin e Sofjes në kuadër të Axhendës së Ndërlidhjes së Ballkanit.

Ndërtimi i 8.5 kilometrave në Bosnjë, pjesë e Korridorit Vc përfshirë 6 ura, 3 nënkalime, 2 ndërkalime dhe një qendër për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut kushton 81 mln euro, ose gati 10 mln euro për km.

Lajme të lidhura

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Para
Horoskopi për ditën e sotme, 27 shtator 2021

Nga dashuria te karriera, ja horoskopi për ditën e premte 

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com