GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KPA shkarkon gjyqtarin Dritan Banushi (Arsyeja)

17:42 - 08/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KPA shkarkon gjyqtarin Dritan Banushi (Arsyeja)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Dritan Banushi për pamundësi financiare në krijimin e pasurisë së tij.

Debati gjyqësor u fokusua në tre elementë, që përfshinin kursimet në vite të gjyqtarit dhe mënyrën si ato ishin deklaruar, shpenzimet e jetesës dhe një apartament të blerë në Gjirokastër nga babai i gjyqtarit, për të cilin u pretendua se nuk ka pasur burime.

Avokati i Banushit, Viktor Gumi kundërshtoj qëndrimet e komisioneres Nino, teksa vërejtën se analiza financiare kishte gabime matematikore dhe se zërat e shpenzimeve ishin bazuar në të dhëna jo zyrtare.

Vlerësimi i ankimit ndaj Banushit u shqyrtua nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.

Kryesuesja Mulaj sqaroi gjatë shpalljes së vendimit se pas vlerësimit të gjithë shkaqeve të ankimit për pasurinë, si dhe akteve të depozituara është konkluduar se gjyqtari Banushi është gjetur në pamundësi për krijimin e disa pasurive.

Sipas Mulajt, subjekti gjendet në pamundësi për blerjen e një automjeti tip Audi në vitin 2007, si dhe për riparimin e tij. Po ashtu, ka rezultuar në pamundësi për krijimin e një depozite 3 milionë lekë në emër të tij dhe të bashkëshortes në vitin 2014. Kolegji konkludon se ka rezultuar pamjaftueshmëri financiare dhe për krijimin e dy depozitave në emër të subjektit, njëra në shumën 2 milionë lekë dhe tjetra 700 mijë lekë. KPA konstaton balancë negative për krijimin e depozitave në emër të vajzës në shumat rreth 100 mijë lekë dhe 3500 euro. Banushi është gjetur në pamundësi dhe për krijimin e gjendjes cash.

Ndërsa për apartamentin në Gjirokastër ku subjekti jeton, është konkluduar se është blerë dhe përfunduar nga babai i tij në shumën e përcaktuar në kontratë. Për rrjedhojë, Kolegji vlerëson se subjekti ka kryer deklarim të saktë për këtë pasuri. Në përfundim, Kolegji çmon se subjekti nuk ka arritur të justifikojë burimet e ligjshme të likuiditeteve në sistemin bankar dhe ato në gjendje cash dhe vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe shkarkimin e tij duke e larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Etiketa: DRITAN BANUSHIKPA

Lajme të lidhura

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?
Aktualitet

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës
Aktualitet

Plagoset me thikë në një lokal në Korçë, 37-vjeçari niset drejt Tiranës

19:40 - 04/02/26
Para
Bullgaria jep shpresa për negociatat, premton heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria jep shpresa për negociatat, premton heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)
Uncategorized

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26

Detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me tragjedinë në familjen shqiptare në Itali, ku katër anëtarët e saj, babai, nëna...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026

07:45 - 05/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 5 Shkurt 2026

07:33 - 05/02/26
“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com