GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kredia e butë për shtëpi, çfarë kriteresh duhet të plotësojmë

13:13 - 01/05/24
në Aktualitet, Ekonomi
Kohë leximi: 2 min
A A
Kredia e butë për shtëpi, çfarë kriteresh duhet të plotësojmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Doris Andoni, konsulente strehimi, e ftuar në studion e “7pa5”, ka folur për kreditë e buta. Cilat janë kategoritë që përfitojnë, çfarë kriteresh duhen plotësuar, a është prezente meritokracia?

Andoni: Skema e kredive të buta ka filluar që në vitin 2009. Filimisht ishte e vështirë të vihej në lëvizje, por kur u kuptua si funksiononte pati një interes shumë të madh nga qytetarët. Në vitet 2012-2013 pati një bllokim sepse u krijua një borxh shumë i madh për bankat dhe nuk pati prurje të reja, skema u mbyll. Në 2019 duke parë që kishte shumë kërkesa, dhe interesat e bonove të thesarit kishin rënë, atëherë i propozuam ministrit që ta rihapte dhe njëherë programin. Programi u rihap dhe ne bëmë një shpallje për bankat dhe pati oferta shumë të mira nga bankat. Deri në vitin 2023 ka pasur në total diku te 5500-5600 familje që e kishin përfituar. Kërkesat janë të larta sepse qytetari paguan vetëm 3% interes, por edhe është shumë e vështirë për shkak të rritjes së çmimeve të banesave. Programi vazhdon, ndryshimet ligjore kanë përfshirë një kategori të re, që është kategoria e punonjësve të administratës shtetërore. Prioritetet përcaktohen nga Këshilli i Ministrave që janë mjekët, punonjësit e rendit dhe të mbrojtjes.

Sa prezente është meritokracia?

Andoni: Futja e një kategorie të tillë, nuk ka pasur qëllim që të favorizojë një kategori të caktuar. Nuk i vë përparësi një kategorie për të hequr një kuotë nga kategoritë e tjera. Ka një problematikë, ose problematika mund të lindë kur ka një rritje të interesit të kredive për shkak të rritjes së interesave të bonove të thesarit.

Ka ardhur koha që të kemi një skemë më të mirë financiare që mbështet familjet e reja për të pasur një familje?

Andoni: Rritja e çmimeve është shumë e disbalancuar me të ardhurat e qytetarëve. Banesa sot konsiderohet si investim dhe jo si nevojë bazike e individit. Kljo duhet të trajtohet sot. Do një qëndrim shumë të fortë politik sepse tregu është i ndikuar nga shumë faktorë. Gjithë problematika e shoqërisë nuk mund të zgjidhen me politikat e strehimit. Por ne vijmë në ndihmë për të rritur nivelin e aftësisë përballuese të qytetarëve.

Cila kategori përjashtohet?

Andoni: Niveli i të ardhurave, ligji përcakton që niveli maksimal i të ardhurave nuk duhet të kalojë një raport të caktuar. Një familje me pagën vjetore të 6 viteve duhet të shlyejë banesën. Është një tregues që përdoret ndërkombëtarisht. E dyta është disponimi i një banese. Nëse familja ka një banesë brenda normave të strehimit është një kriter përjashtues.  Qytetarët në këtë periudhë duhet të jenë të vëmendshëm për të përfituar nga kreditë. Aplikimi bëhet në dy faza, në e-Albania. Faza e parë është deklarimi i gjendjes dhe pastaj nëse përzgjidhet për tu trajtuar atëherë duhet të plotësojë gjithë dokumentacionin për ato që ka deklaruar në pjesën e parë.

Etiketa: Bashkia Tiranekredi e bute

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Akuzohet për pastrim parash, sekuestrohen pronat e biznesmenit në Shkodër! Gruaja bleu jaht 300 mijë euro

I vendosi eksploziv në zyrë noteres në Tiranë, arrestohet pas 2 muajsh 30-vjeçari (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com