GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Krim të organizuar në veri të Kosovës”, SHBA vendos sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviçit

18:36 - 08/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
“Krim të organizuar në veri të Kosovës”, SHBA vendos sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të mërkurën ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në të gjithë Europën dhe hemisferën perëndimore, duke shënjestruar një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës. Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit shënjestroi të mërkurën grupin e afaristit serb Zvonko Veselinoviç.

Në listë janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviç, pastaj Zhelko Bojiç, Milan Mihajloviç, Sinisha Nedeljkoviç, Radovan Radiç, Milan Radisavleviç, Milojko Radisavleviç, Milan Radojçiç, Marko Rosiç, Radule Steviç, Milivoje Vuloviç.

Ndër të tjera grupi akuzohet për marrëveshje me politikanët për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta. Në këmbim, politikanët do t’u jepnin vëllezërve kontratat më të mira të infrastrukturës dhe kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre.

Zvonko Veselinoviq, udhëheqësi i Grupit të Krimit të Organizuar (OCG), është një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë. OCG e Veselinoviqit është e angazhuar në një skemë ryshfeti në shkallë të gjerë me zyrtarë të sigurisë kosovare dhe serbe, të cilët lehtësonin trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se grupi gjithashtu ka komplotuar me politikanë të ndryshëm në disa marrëveshje “quid pro quo”, duke përfshirë ryshfetin në fillim të vitit 2019 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë për të lejuar operacionet e kontrabandës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ryshfetin në fund të vitit 2017 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë kufitare për të lejuar kalimin e sigurt për kontrabandistët.

Që nga viti 2017, Veselinoviq dhe vëllai i tij, Zharko Jovan Veselinoviq kishin marrëveshje me politikanët të cilët i ndihmuan kandidatët e tyre të fitojnë në zgjedhje. Në këmbim, këta politikanë do t’u jepnin vëllezërve kontrollin e zonave të caktuara të bizneseve, ku ata mund të kryenin aktivitetet e tyre të paligjshme të biznesit pa ndërhyrjen e autoriteteve serbe. Politikanët gjithashtu do t’i shpërblenin vëllezërit Veselinoviq duke u dhënë vëllezërve projekte në infrastrukturë. Nga fundi i vitit 2017, Veselinoviq dhe Zharko bënë donacione si metodë për pastrimin e parave që buronin nga sipërmarrja e tyre kriminale.

Zharko ka qenë lider në OCG-në Veselinoviq – ku së bashku me vëllain e tij – kryen kontrabandat, frikësuan njerëzit e bizneseve, kërcënuan projektet e tyre të ndërtimit, infrastrukturës dhe projektet e zhvillimit të telekomunikacionit. Përveç kësaj, Veselinoviq dhe grupi i tij u paditën për përfshirjen e tyre të dyshuar në vrasjen e liderit të partisë politike, Oliver Ivanoviq në janar të vitit 2018.

Veselinoviq dhe anëtarët e tjerë të OCG, Milan Rajko Radojcic, Zeljko Bojic (Bojic) dhe Marko Rosic ( Rosic), të gjithë u përmendën në aktakuzë për vrasjen, secili duke shërbyer në mënyrën e vetë në atentatin kundër politikanit serb të Kosovës.

Etiketa: grupiKosoveKrimsanksioneSHBAZvonko Veselinoviçit

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Zekirija e nis me humbje, Vllaznia mbahet me 10 lojtarë në “Loro Boriçi”

Zekirija e nis me humbje, Vllaznia mbahet me 10 lojtarë në “Loro Boriçi”

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26

Tenderat rezultojnë të jenë një “minierë ari” për përfituesit e paligjshëm. Ky rezultat del bazuar në dosjet e hetuara te...

Lexo më shumë
“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon me Barin në momentin vendimtar

18:53 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com