GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Kristinka Leka, “mbretëresha” e lavanderive të spitaleve, fiton 10 mln euro, 85% e vlerës me “red flags”

17:09 - 19/03/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Kristinka Leka, “mbretëresha” e lavanderive të spitaleve, fiton 10 mln euro, 85% e vlerës me “red flags”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shëndetësia nuk prish zakonin e tenderave problematikë duke firmosur 12 kontrata me Devis shpk të cilat rezultojnë me flamur të kuq.

Kompania në fjalë është akuzuar më parë nga Partia Demokratike për lidhje me krimin e organizuar por edhe nga ish-kryeministri Berisha i cili ka shkëmbyer akuza nga rrjetet sociale me pronaren e kompanisë, Kristinka Leka.

Megjithëse Devis shpk nuk është midis kompanive me numrin më të lartë të kontratave, ajo renditet e para për shumën financiare të tenderave të përfituar që kapin vlerën e rreth 10.5 milionë eurove pa TVSH.

Burimi: openprocurement.al

Problemet nuk qëndrojnë tek numri i kontratave apo vlera e tyre por tek mënyra e prokurimit pasi pjesa më e madhe e tenderave janë me flamuj të kuq, një pjesë e tyre kanë mungesë konkurrence dhe në pjesën tjetër konkurrentët janë skualifikuar.

Madje, sipas të dhënave të nxjerra nga openprocurement.al rezulton se vlera totale e tenderëve me Red Flags për këtë kompani është rreth 1 miliard e 113 milionë lekë, ose thënë ndryshe, 85.6% e vlerës totale që Devis Shpk ka fituar nga tenderët në shëndetësi.

Prania e flamujve të kuq ose RedFlag është një fakt ose ngjarje që mund të tregojë një ekspozim dhe rrezik potencial për sjellje të paligjshme, veçanërisht në lidhje me praktikat korruptive.

Ligji shqiptar i lejon procedurat e prokurimit me një konkurrent të vetëm por shpesh këto procedura më shumë se mungesë konkurrence në treg shfaqin favorizim të një kompanie të paramenduar klienteliste. Këto tendera meritojnë të konsiderohen të ekspozuara dhe me risk sipas “openprocurement.al”.

Të shumtën e rasteve, ofertat fituese të Devis shpk janë sa 99% e vlerës limit dhe në dy raste oferta fituese është sa marrëveshja e fondit limit. Konkretisht tenderat për shërbimin e lavanderisë dhe hoteleri për maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe spitalin e Elbasanit “Xhafer Kongoli” përpos vlerës identike me fondin limit kanë dhe dy flamuj të kuq, një për skualifikimin e të gjithë operatorëve pjesëmarrës dhe një për procedurë me negocim duke përforcuar dyshimet për parregullsi në tenderim.

Shëndetësia kryeson sektorin e tenderave problematikë me 6927 me flamur të kuq dhe është vendosur shpesh në qendër të vëmendjes sidomos për tenderat sekretë gjatë pandemisë.

Raporti i fundit i Bankës Botërore  thekson se “Shpenzimet për frymë për sistemet shëndetësore janë ndjeshëm më të ulëta se mesatarja e BE-së dhe mënyra me të cilën shpenzohen fondet e pakta është jo efikase ose jo e harmonizuar me profilin e sëmundshmërisë në rajon “.

Shpenzimi jo efikas i fondeve të shëndetësisë pasqyrohet dhe në raportin e fundit të KLSH-së për menaxhimin e situatës së Covid-19 në vendin tonë megjithatë tenderat e dyshimtë nuk ndalen./Gijotina.com/

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Çfarë dominon në zemrën tuaj kur jeni në një lidhje?

Çfarë dominon në zemrën tuaj kur jeni në një lidhje?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26

Qyteti i Durrësit njihet për pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore mbi dhe nëntokë. Por nën të, fshihet edhe një...

Lexo më shumë
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

20:19 - 15/03/26
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

20:04 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com