GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kroacia: Droni që u rrëzua në Zagreb po transportonte një bombë

18:59 - 13/03/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kroacia: Droni që u rrëzua në Zagreb po transportonte një bombë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një dron ushtarak që duket se fluturoi nga zonat e luftës në Ukrainë deri në Zagreb të Kroacisë, ku dhe u rrëzua, po barte një pajisje shpërthyese, bënë me dije ditën e sotme zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë.

Droni, i prodhimit sovjetik, fluturoi përmes Rumanisë dhe Hungarisë, para se të hynte në Kroaci. Ky dron u rrëzua të enjten mbrëma pranë një konvikti studentor në kryeqytetin kroat. Rreth 40 vetura që ishin të parkuara u dëmtuan nga shpërthimi i fuqishëm, por asnjë person nuk u plagos në këtë incident.

“U gjetën gjurmë eksplozivi dhe të dhënat sugjerojnë se ky nuk ishte një avion zbulues. Ne gjetëm pjesë të një bombe ajrore”, u shpreh ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic, teksa vizitoi vendin ku u rrëzua droni. Ai tha se ky fakt ngreh më shumë pikëpyetje nëse ky dron i përkiste Rusisë apo Ukrainës.

“Ka elemente që tregojnë se ky dron mund të ketë ardhur nga të dyja shtetet”, tha ai.

Hetuesit tashmë kanë arritur të nxjerrin pothuajse të gjitha pjesët e mbetura të dronit, përfshirë edhe kutinë e zezë, e cila është dëmtuar pjesërisht nga përplasja. Kjo kuti do të duhej të tregonte të dhëna se prej nga ka ardhur droni.

Zyrtarët kroatë e kanë kritikuar NATO-n, për atë që ata e kanë cilësuar si reagim të ngadalshëm ndaj një incidenti shumë serioz, dhe kanë vënë në pikëpyetje gatishmërinë e aleancës ushtarake që të përgjigjen në rast të një sulmi.

NATO ka raportuar gjithashtu se, sistemi i integruar i mbrojtjes ajrore dhe raketore ka gjurmuar rrugën që ka përshkruar ky dron. Por, zyrtarët kroatë thonë se nuk janë informuar nga NATO për këtë çështje.

“Nëse kjo situatë do të ishte detektuar dhe zgjidhur me kohë në shtetet fqinje, ne nuk do të përballeshim me këtë situatë. Do të kërkojmë përgjigje për këtë ngjarje. Ministrat e Mbrojtjes së Rumanisë dhe Hungarisë thanë se po vlerësojnë situatën që ka ndodhur. Ne jemi duke pritur përgjigjet e tyre”, tha ai.

Së fundmi, hetuesit kroatë kanë thënë se droni që u rrëzua në Zagreb është i tipit “Tu-141”, i prodhuar në kohën sovjetike. Ky lloj i fluturakes ata thanë se është përdorur si nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina gjatë viteve ’80.

Etiketa: dronKroaciLuftaqyteteRusiukrainaZagreb

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Basha, drekë në restorantin luksoz me kryetarët e sekretarët e degëve

Frika e karriges/ Kryetarët e degëve me fjalët e Bashës: 6 Marsi kurth nga Berisha dhe Meta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com