GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kryeministri i ri i Britanisë: Do përmirësojë marrëdhëniet tregëtare me BE-në

21:00 - 08/07/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministri i ri i Britanisë: Do përmirësojë marrëdhëniet tregëtare me BE-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, u zotua të hënën se do të sigurojë një marrëveshje të përmirësuar me Bashkimin Evropian për rregullat e tregtisë pas daljes nga blloku evropian. Ai tha se do të rinovojë “marrëveshjen e gabuar” të nënshkruar nga ish-kryeministri Boris Johnson.

Zoti Starmer e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës në Belfast, pas bisedimeve me udhëheqësit e Irlandës së Veriut, ku rregullat tregtare pas Brexit-it kanë mbizotëruar politikën për vite me radhë. Kryeministri Starmer tha se qeveria e tij fillimisht do të duhet të zbatojë ndryshimet sipas marrëveshjes aktuale për të përmirësuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

“Ne mund të sigurojmë një marrëveshje më të mirë se marrëveshja e dështuar që ish Kryeministri Boris Johnson e nënshkroi dhe ne do të punojmë për këtë”, tha për shtypin Kryeministri Starmer, i cili siguroi fitore dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën javën e kaluar.

“Ne, megjithatë, nuk do të jemi në gjendje të kemi një marrëdhënie më të mirë nëse nuk demonstrojmë përkushtim ndaj marrëdhënieve dhe marrëveshjeve që tashmë janë arritur”, shtoi ai.

Laburistët e kanë përjashtuar mundësinë e ribashkimit me tregun e përbashkët të BE-së ose bashkimin doganor, por kanë thënë se është e mundur të hiqen disa pengesa tregtare me bllokun 27-vendesh, nga i cili Britania u largua në vitin 2020.

Partia më e madhe pro-britanike në Irlandën e Veriut i dha fund bojkotit të asamblesë pas ndryshimeve në rregullat e tregëtisë të siguruara nga ish-kryeministri Rishi Sunak në muajin shkurt. Kjo parti, megjithatë, që atëherë ka bërë thirrje për më shumë ndryshime.

I pyetur për mundësinë e mbajtjes së një referendumi për bashkimin e Irlandës pasi partia nacionaliste irlandeze ‘Sinn Fein’ u bë partia më e madhe e Irlandës së Veriut në parlamentin britanik, Kryeministri Starmer tha se ai do të “vepronte në përputhje me Marrëveshjen e së Premtes së Mirë”, marrëveshjen e paqes të vitit 1998 që i dha fund tre dekadave të dhunës sektare.

Sipas marrëveshjes, vendimi për mbajtjen e një referendumi i takon qeverisë britanike nëse ministrit për Irlandën e Veriut “i duket e mundshme” se shumica do të favorizonte ndërprerjen e lidhjeve me Londrën.

Kryeministri Starmer, i cili vizitoi Edinburgun të dielën, do të vazhdojë një turne paszgjedhor në katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar me një vizitë në Cardiff të hënën në mbrëmje./VOA

 

Etiketa: Britania e MadheUK

Lajme të lidhura

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?
Botë

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15
Botë

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Para
Zyrtare/ AEK-u i Athinës firmos me Thomas Strakoshën deri në 2029

Zyrtare/ AEK-u i Athinës firmos me Thomas Strakoshën deri në 2029

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)
Breaking Views

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

19:20 - 04/04/26

Vedat Muriqi kuron në mënyrën më të mirë plagët e eliminimit në finalen e playoffit të Botërorit me kombëtaren e...

Lexo më shumë
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26
Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

17:39 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO)

17:08 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com