GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kthimi i anijes, drejtori i rrjetit të “Bazelit”: Jemi të sigurt se ka mbetje toksike

10:58 - 28/10/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kthimi i anijes, drejtori i rrjetit të “Bazelit”: Jemi të sigurt se ka mbetje toksike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori ekzekutiv i “Basel Action Network”, Jim Puckett, ka folur për anijen me 102 kontejnerë me mbetje toksike që ka mbërritur në Portin e Durrësit ditën e sotme.

Në një deklaratë për mediat nga Durrësi, Puckett tha se është 90% i sigurt që këto kontejnerë përmbajnë mbetje të rrezikshme, duke shtuar se kjo ngarkesë nuk duhej të transportohej në Tajlandë.

Pocket deklaroi se anija po mbahet 1 km larg bregut dhe pritet që pasditen e sotme të ankorohet në port, ndërsa bëri thirrje që hapja e kontejnerëve të bëhet nën mbikëqyrje të rreptë dhe në sy të publikut.

“Ne jemi mbledhur këtu me rastin e mbërritjes së anijes ‘Moliva’, e cila po mban 102 kontejnerë, me 2102 tonë, të cilën në besojmë se janë mbetje të rrezikshme, që u nisën këtu nga Durrësi deri në Singapor dhe që më në fund po mbërrijnë këtu sot.

Ne presim që anija ‘Moliva’ të ankorohet pasdite. Ishte parashikuar të mbërrinte sot në mëngjes në orën 8 por është nga autoritetet që të mbahet 1 km larg bregut.

Kemi informacion që autoritetet kanë kërkuar që kapiteni të vijë dhe të qëndrojë në pritje. Ne mendojmë që kjo vonesë është për shkak se ju jeni këtu.

Nuk jemi të sigurt se çfarë do të ndodhë më pas nga autoritetet. Jemi në dijeni që ka një hetim nga prokuroria për këtë çështje dhe shpresojmë që ekipi i prokurorisë të jetë këtu kur anija të arrijë.

Shpresojmë që kontejnerët të vendosen në mbikëqyrje të rreptë dhe hapja e tyre të bëhet nën vëzhgimin e publikut, që përmbajtja më pas të analizohet.

Ka pasur shumë deklarata kontraverse për këtë dërgesë. Disa thonë që nuk ka mbetje të rrezikshme ndërsa ne themi që jemi 95% të sigurt që janë. Do të pëlqenin ta mësonin të vërtetën përmes një hetimi dhe analizash të qenësishme.

Në çdo rast jemi 100% i sigurt që kjo ngarkesë nuk duhej të ishte eksportuar kurrë në Tajlandë dhe ne kemi shkuar atje dhe kemi parë aty në vend. Ne morëm mostra në fabrikë dhe analizuam dhe kemi gjetur se ka mbetje të konsiderueshme arseniku dhe plumbi.

Nivelet ishin edhe më të larta se ato të gjetura nga OKB në Elbasan, ku është industria e çelikut, nga ku ne mendojmë se kanë origjinën edhe këto mbetje.

Niveli i mbetjeve që ka dalë nga Shqipëria është përtej niveleve të lejuara e ne besojmë që ky eksportim ngarkesash është dëm për bujqësisë dhe mjedisin.

Kur industria ka probleme me mbetjet zgjidhja nuk është eksportimi por duhet zgjidhur këto në shtëpi.

Shpresojmë që kjo anije të japë një mesazh se kthimi i saj në shtëpi është vetëm fillimi dhe jo mbarimi i kësaj historie, sepse ka shumë punë për të bërë për të mësuar se kush janë shkelësit dhe çfarë do të bëhet me këto lloj mbetjesh në Shqipëri në të ardhmen.

Gjëja e parë që duhet bërë është që hapja e kontejnerëve të bëhet publikisht, që nga thyerja e vulave, të merren mostrat dhe ne jemi këtu për t’i thënë Ministrisë së Mjedisit dhe Prokurorisë që është normale që t’i ndani mostrat me organe të pavarura dhe ne jemi këtu për të marrë mostra nga anija. Ata t’i dërgojnë gjithashtu në institucione të pavarura që të bëhet një testim i qenësishëm në laboratorë.

Kur të analizohen mostrat ju do të keni një gjurmim të mbetjeve dhe do të jenë të aftë të përcaktoni saktësisht se kush është gjeneruesi i kësaj mbetjeve. Më vonë sot do të takohem me Ministrinë, ata na kanë ftuar. Shpresojmë që të paktën të kemi 3 organe të pavarura që do të bëjnë analizat.

Është një lajm i mirë që prokuroria ka marrë menjëherë masa. Kontejnerët duhet të ruhen dhe hapja e tyre të bëhet publike. Askush nuk do t’i besojë rezultateve të analizave nëse kjo nuk bëhet në transparencë të plotë”, tha Puckett.

Etiketa: anijebazelmbetje

Lajme të lidhura

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve
Aktualitet

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…
Aktualitet

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25
Para
Teliti: Drejtorët e shkarkuar nga Veliaj, paketime për SPAK-un

Teliti: Drejtorët e shkarkuar nga Veliaj, paketime për SPAK-un

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se Niko Peleshi nuk u dha anëtarëve të Këshillit të...

Lexo më shumë
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25
“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

14:30 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com