GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ku shkuan 11 MLD lekë?! Agolli shton dhe 17 mld lekë të tjera për fasada e asfalt

13:06 - 13/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Ku shkuan 11 MLD lekë?! Agolli shton dhe 17 mld lekë të tjera për fasada e asfalt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa Edi Rama po i dorëzon një e nga një vartësit, Dritan Agollin e ndan vetëm një fije nga prangat e SPAK. Fondi Shqiptar i Zhvillimit vazhdon të shpërdorojë paratë e buxhetit të shtetit në favor të oligarkëve.

Rasti i fundit është një përvetësim i madh dhe i hapur! Dritan Agolli dyfishon pagesat për fasada e riparime pallatesh në 4 rajone. Agolli në vend që të kërkonte respektimin e kontratave nga operatorët fitues që nuk kanë kryer punimet, u jep para të tjera.

Siç e theksuam, bëhet fjalë për ndërtime dhe rikonstruksione në rajonet 1, 2, 3 dhe 4. Këto kompani kanë firmosur 3 kontrata me vlerë 11 miliardë lekë në vitin që lamë pas. Dhe tani Agolli po u kep shpenzime shtesë për të cilat do të raportojmë një nga një më poshtë.

I pari është tenderi me objekt “Ndërhyrje rigjeneruese ne blloqet e banimit rigjenerimi i stokut të banesave në rajonin 1 dhe 2”, për të cilin në 6 korrik të vitit 2022 është firmosur fondi limit me vlerë  4.6 miliardë lekë.

Projektin për të bërë rikonstruksione në këto banesa e fitoi firma “Dion-Al” sh.p.k Shpresa Joanidhi. E cila në vitin 2019 është arrestuar për mashtrim me skemën e TVSH.

Por Shpresa nuk e ka harruar zakonin e vjetër.

Kështu, kompania e saj për këtë projekt ka marrë paratë, por punën nuk e ka përfunduar. Ndërkohë, FSHZH ka hapur dy tenderë të tjerë me objekt : “Ndërhyrje rigjeneruese ne blloqet e banimit, rigjenerimi i stokut të banesave në Rajonin 1 dhe 2., për të cilin është lënë në dispozicion fondi me vlerë 5.7 miliardë lekë.

Agolli ka shpallur për të njëjtët rajone edhe garën me objekt “Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, Faza III, 2 Lote Rajonet 1 & 2”, për të cilin ka lënë në dispozicion fondin me vlerë 5 miliardë lekë.

Rajonet 3 dhe 4

Në vitin e shkuar Agolli firmosi dy tenderë me objekt “Ndërhyrje rigjeneruese në blloqet e banimit rigjenerimi i stokut të banesave në rajonin 3”. Si dhe “Ndërhyrje rigjeneruese në blloqet e banimit rigjenerimi i stokut të banesave në rajonin 4” me vlera përkatëse 3 miliardë dhe 2 miliardë lekë .

Tenderin për rajonin 3 e fituan firmat “Senka”sh.p.k & “Erzeni/SH” sh.p.k, të dyja të njohura për kontratat abuzive që përfitojnë në ndërtimin e rrugëve dhe nga procesi i rindërtimit pas tërmetit. “Senka” është kompania e Ylli Senkës, ndërsa “Erzeni” është me pronarë të panjohur dhe të paregjistruar në QKB.

Ndërsa tenderin për rajonin 4 e kanë fituar firmat “Modeste” shpk & “Arkonstudio” shpk , të cilat gjithashtu, si të gjithë operatorët më sipër xhiruan miliardat e tenderëve në 2022, por sot pas një viti nuk kanë përfunduar punimet. “Modeste” ka pronarë Refit Hysenin dhe Xhentil Kotobellin, ndërsa “Arkonstudio” është në pronësi të Erjon Kerrrit dhe Krenar Dilës.

Kështu, në buletin e datës 10 korrik 2023 të APP, Dritan Agolli ka regjistruar një tjetër tender.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërhyrje rigjeneruese ne blloqet e banimit, rigjenerimi i stokut të banesave në Rajonin 3&4. Për të cilin është vënë në dispozicion fond me vlerë 5.8 miliardë lekë.

Ndërsa fituesit do të shpallen në fund të këtij muaji. Nuk është çudi që këto para shtesë t’u jepen oligarkëve që vodhën fondet e para. Gjithsesi, SPAK duhet të marrë më seriozisht këto fonde që ikin në drejtim të paditur.

Fondi shqiptar i Zhvillimit është një institucion i krijuar nga ish-kryeministri Berisha dhe i përdorur mjeshtërisht nga pasuesi Rama. Si mekanizëm për të kontrolluar paratë që shpërndahen nëpër bashki duke u marrë kompetencat vendorëve. Me synim për të nxjerrë jashtë kontrollit këto fonde, qeveria ndërmori një hap tjetër në vitin 2020. Duke miratuar projektligjin që e ndan Shqipërinë në 4 rajone.

Lexo edhe: Agolli i FSHZH-së i fal 5.8 MLN dollarë Paqësor Buzit për arnimin e dy rrugëve në Spille dhe në Lushnjë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAPPFSHZHopen data albaniapa gareshpresatenderaTVSH

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Efekti i pushimeve verore? Ja sa bileta janë shitur për Tirana-Dinamo

Efekti i pushimeve verore? Ja sa bileta janë shitur për Tirana-Dinamo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com