GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kurbanet e klikimeve

21:46 - 14/07/22
në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurbanet e klikimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elona Caslli

Është kthyer në modë në mediat shqiptare që një situatë private të një njeriu, ta kthejnë në një rrëfim publik. Ngjarja e ndodhur në fshatrat e Librazhdit ku një nuse e re tradhëtoi të shoqin në emigracion, u shndërrua në një rrëfim publik fillimisht nga familjarët e burrit e mandej nga media e kurbanit që është gati të fusë në thertore këdo për një klikim më shumë.
Një ngjarje të një interesi privat, media e shndërron artificialisht në interes publik.
Asokohe nuk jam shprehur për ngjarjen në fjalë se nuk kam qenë në Shqipëri, por po e përmend sot pasi një ngjarje e dytë ka vazhduar zinxhirin e thertores.
Në një nga klubet e natës në Tiranë xhirohet një video ku një vajzë e futur mes dy djemsh kërcen. Të dy djemtë e përkëdhelin njëkohësisht. Në video duket qartë që vajza është e shpenguar dhe duket dora në distancë që e xhiron. Kjo video hidhet në Tik Tok dhe dyert e thertores së mediave hapen. Shfaqet video dhe shpërthen llava e shenjtorëve në Shqipëri që sigurisht gjuan me gurë veç vajzën dhe shumë rrallë djemtë apo dorën që e ka xhiruar atë video.
Lind pyetja- Para se të kurbanizohet kjo vajzë, a ia bën kush pyetjen vetes se në ç’gjendje mund të ketë qenë?! Mund të ketë qenë e dehur dhe aspak e kthjellët gjatë performancës?! Në video nuk ka asnjë çast që ajo ia kthen sytë videos dhe video është e xhiruar në distancë, çka nënkupton se ajo mund të mos e ketë ditur që dikush po xhironte. Apo është i gjatë ky arsyetim?! I biem më shkurt; i fusim një ” e përdalë” mbi kokë dhe e mbyllim hesapin.
Dora që e ka xhiruar atë video dhe dora që e ka shfaqur në Tik Tok është as më pak e as më shumë se kategoria e një spiuni me një çimkë në duar.
Mediat që e kanë publikuar këtë video, ç’mesazh kanë dashur të përcjellin?! Djem merrni nga një celular në dorë dhe filmoni personazhet më pikantë që ju zë syri në klubet e natës dhe na i sillni t’i publikojmë?!
Një pyetje kisha për mediat; Pse nuk ju bën kaq përshtypje kur pasditeve kërcehet ” You can leave your hat home” te ” Përputhen” dhe vihet pulla e kuqe në orën gjashtë të pasdites kur të gjithë fëmijët janë zgjuar?!
Pse nuk ju bën kaq përshtypje te ” Love Story” ku vajzat presin grafikun për t’u takuar me të njëjtin djalë dhe zhvishen nga dinjiteti i tyre?!
Kur situata e klubit të natës shfaqet në ekrane televizive është histori dashurie. Kur e njëjta situatë shfaqet në një klub nate është e denjë për kurban. Sikur na dalin llogaritë.
Dhe e fundit jo për nga rëndësia, por për nga renditja; Kush merr përsipër përgjegjësinë e dëmit psikologjik që mund t’i shkaktohet një vajze apo një gruaje nga i gjithë ky proces?!
Apo e mbyllim me formulën – Vetë deshi- dhe presim kurbanin e radhës?!
Një situatë private nuk mund të kthehet në rrëfim publik, për sa kohë nuk prek taksat dhe interesat e drejtpërdrejta të shqiptarëve.
Post Scriptum- Reflektoni pronarë portalesh dhe mjaft e shndërruat privaten në publike!
Elona Caslli

Etiketa: Elona Caslliop-ed

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Çudirat e shqiptarëve/ 60-vjeçari vodhi 7 byrekë në supermarket, dënohet me burg

Çudirat e shqiptarëve/ 60-vjeçari vodhi 7 byrekë në supermarket, dënohet me burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com