GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti dhe Vuçiç sot në Bruksel, takime me liderët e BE-së

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti dhe Vuçiç sot në Bruksel, takime me liderët e BE-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë ftuar në Bruksel sot për takime me liderët e Bashkimit Evropian.

Dita e takimit do të determinojë jo vetëm fatin e dialogut, por edhe fatin e raporteve të njërit shtet, apo të tjetrit me këto shtete kyçe evropiane.

Sipas qeverisë së Kosovës, agjenda dhe detajet e takimit në Bruksel nuk i janë bërë të ditura Kurtit, por ai është shprehur i gatshëm të përfshihet në diskutime përmbajtjesore me kushtin që ato të jenë në linjë me parimin e gjithëpërfshirjes.

“Kryeministri Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së 5 emisarëve për një takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian. Takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me 5 emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë me datën 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7.

Kryeministri Kurti ka shprehur dakordimin e tij që ky plan i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate, ShBA, Gjermani, Francë dhe Itali, e cila do të duhej të siguronte një komponent të fuqishëm të sigurisë dhe gjithashtu të fuqizonte perspektivën e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Agjenda dhe detajet e takimit në Bruksel nuk i janë bërë të ditura Kryeministrit Kurti, megjithatë ai shprehet i gatshëm të përfshihet në diskutime përmbajtjesore me kushtin që ato të jenë në linjë me parimin e gjithëpërfshirjes” ka bërë të ditur qeveria.

Ditë më parë, pa dhënë hollësi, Bashkimi Evropian konfirmoi se ka bërë një propozim modern evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe se pret nga palët që për të dhe për çështjet tjera të veprohet shpejt.

Etiketa: KurtiVucic

Lajme të lidhura

Sot festohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari
Kosovë & Rajon

Homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nder të luftës së UÇK-së dhe familjes Jashari

09:23 - 28/11/26
“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.
Breaking Views

“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.

23:30 - 27/11/26
Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore
Breaking Views

Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore

23:29 - 25/11/26
Para
Reagon Kiara: Mos keqpërdorni emrin tim në rrjetet sociale

Si dukej dikur Kiara Tito? Moderatorja publikon imazhe nga fëmijëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje në sheshin “Skënderbej”, policia përdor gaz lotsjellës dhe shoqëron protestues
Breaking Views

Përplasje në sheshin “Skënderbej”, policia përdor gaz lotsjellës dhe shoqëron protestues

20:30 - 28/11/26

Situata në sheshin “Skënderbej” vijon të mbetet e tensionuar. Pas ndërhyrjes së forcave të Policisë për shpërndarjen e protestuesve, zona...

Lexo më shumë
Bilanci i protestës së 28 Nëntorit: 34 të lënduar, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë

Bilanci i protestës së 28 Nëntorit: 34 të lënduar, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë

20:00 - 28/11/26
Reuters jehonë protestës në Shqipëri: Revolta kundër qeverisë përshkallëzohet, kërkohet dorëheqja e Ramës

Reuters jehonë protestës në Shqipëri: Revolta kundër qeverisë përshkallëzohet, kërkohet dorëheqja e Ramës

19:44 - 28/11/26
Lubonja: Nga “Flamingo” te studentët nuk u arrit të krijohej një përfaqësi! Ka persona të infiltruar…

Lubonja: Nga “Flamingo” te studentët nuk u arrit të krijohej një përfaqësi! Ka persona të infiltruar…

19:27 - 28/11/26
Nata e 28 Nëntorit mes flakëve dhe gazit lotsjellës, protestuesit vijojnë përballjen me policinë (FOTO)

Nata e 28 Nëntorit mes flakëve dhe gazit lotsjellës, protestuesit vijojnë përballjen me policinë (FOTO)

19:19 - 28/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com