GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti: Perëndimi nuk po na kushton aq rëndësi sa Vuçiçit

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali në Pejë me foshnjen e pajetë, kërkohet dorëheqja e Kurtit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën austriake Der Standard ku ka folur për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe Beograd, lidhur me dialogun, asosacionin e komunave serbe apo edhe marrëdhëniet me aleatët Perëndimorë. Për këtë të fundit ai është shprehur se nuk po trajtohet njësoj sikurse trajtohet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Në përgjithësi, nuk ndjej se më trajtojnë njësoj. Perëndimi ka njëfarë frike nga potenciali destabilizues i Serbisë – dhe nga ana tjetër, ekziston naiviteti të mendosh se Serbia mund të detyrohet të kthehet së shpejti përsëri në Perëndim”, tha Kurti teksa shpjegoi në thelb pse ndihet kështu.

Sipas tij të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – “po bien në një gropë, skajet e së cilës janë aktualisht pritshmëri të ulëta të Vuçiç-it, por pritshmëri të larta afatmesme prej tij”.

I pyetur se a duhet të kthehen serbët që u larguan nga Policia e Kosovës në fillim të nëntorit, Kurti theksoi se “nuk i përjashtoj” por as “nuk i bëj thirrje të kthehen”.

“Ne i kemi rishpallur të gjitha pozitat që kanë mbetur vakante në polici, nuk kam ndërmend të zëvendësoj serbët me shqiptarë. Një komision do të vendosë se kush do të pranohet”, tha ai.

Kreu i qeverisë së Kosovës ndër të tjera foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, themelimi i së cilës po kërkohet gjithnjë e më shumë nga zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurti fillimisht theksoi prerazi se “Kushtetuta nuk lejon bashkësi të bazuara në kritere etnike” duke dhënë edhe një shpjegim interesant lidhur me këtë çështje.

“I kam thënë Vuçiç-it që e kam përshtypjen se ai nuk dëshiron asociacion të komunave, sepse nuk mund të kërkosh asociacion dhe të thuash çdo javë: Nuk do ta njoh shtetin e Kosovës. Nuk mund të servosh një makiato pa një filxhan kafeje”.

Sa i përket fillimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në bazë të propozimit franko-gjerman për normalizimin e raporteve, ai tha se për momentin Beogradi nuk është aspak i interesuar për një marrëveshje kornizë me Kosovën.

Etiketa: DialoguKosoveKurtiVucic

Lajme të lidhura

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!
Kosovë & Rajon

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

08:35 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd
Breaking Views

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Para
Digjet banesa në Fier, rrezikohen dhe shtëpitë përreth

Digjet banesa në Fier, rrezikohen dhe shtëpitë përreth

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26

Legjionarët shqiptarë kanë spikatur sërish me skuadrat e tyre në kampionatet ndërkombëtare, duke kontribuar me gola dhe asiste në ndeshjet...

Lexo më shumë
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26
Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

10:22 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com