GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti përmendi mundësinë e një takimi me Vuçiçin në javën e dytë të dhjetorit, vijnë reagimet nga BE

11:39 - 06/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti përmendi mundësinë e një takimi me Vuçiçin në javën e dytë të dhjetorit, vijnë reagimet nga BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar dje se pritet që në javën e dytë të dhjetorit të ndodhë një takim në mes tij dhe presidentit të Serbisë, Vuçiç në Bruksel, por për një gjë e tillë i mbetet të vendosin përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Josep Borrell dhe i ngarkuari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kurti në një konferencë për media dje, ka thënë se Borrell dhe Lajçak e vlerësojnë nëse ndo t’ua dërgojnë ftesat ose jo.

“Është diskutuar mundësia e një takimi të mundshëm në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel me presidentin e Serbisë. Nuk kam kurrfarë informacioni që ka kushtëzime nga ndokush veç se vlerësimi se a duhet të mbahet një takim i tillë ose jo i përket ndërmjetësuesit, lehtësuesit siç e quajnë ata veten, përkatësisht zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell dhe emisarit të tij Lajçak. Janë ata të cilët e vlerësojnë nëse na dërgojnë ftesat ose jo dhe jo çfarëdo kushtëzimi i palës tjetër“, tha ai.

Lidhur me këtë deklaratë të kryeministrit Kurti, nga Brukseli kanë deklaruar se nuk spekulojnë për skenarë të ndryshëm.

Kështu deklaroi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për Telegrafin. Ai shtoi se nëse do të ketë një takim të tillë, do të njoftojnë kur do të jetë e nevojshme.

“Nuk spekulojmë për skenarë të ndryshëm, por nëse kemi një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq për ta bërë të ditur, do ta bëjmë atë kur të jetë e nevojshme”, deklaroi Stano.

Deri më tani, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kurti është takuar dy herë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi i tyre i fundit u zhvillua më 19 korrik, por palët nuk arritën ndonjë rezultat konkret. 

Etiketa: BEKurtiVucic

Lajme të lidhura

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje
Breaking Views

Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje

19:46 - 06/03/26
Dështuan në zgjedhjen e Presidentit! Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Kosovë & Rajon

Dështuan në zgjedhjen e Presidentit! Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

09:08 - 06/03/26
Para
Shoku i  Rrajës me armë pa leje, del nga burgu për 3 ditë

Shoku i Rrajës me armë pa leje, del nga burgu për 3 ditë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26

  https://youtu.be/R19WMqyROyI Orikumi turistik ka vuajtur nga papastërtia vitet e fundit. Njerëzit thonë se ka një “amanet” të pashkruar apo...

Lexo më shumë
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, hapet tender i ri: 1 milion Euro për punimet

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, hapet tender i ri: 1 milion Euro për punimet

15:45 - 09/03/26
Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun

15:40 - 09/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Goditja e grupit të Hajrullës, GJKKO lë në qeli Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve

Goditja e grupit të Hajrullës, GJKKO lë në qeli Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve

15:25 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com