GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kurti uron Ditën e Flamurit: Sytë i kemi nga “Nëntori i Tretë”, amaneti i atdhetarëve do të përmbushet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kurti uron Ditën e Flamurit: Sytë i kemi nga “Nëntori i Tretë”, amaneti i atdhetarëve do të përmbushet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët në këtë 113-vjetor të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.

Mesazhi i Kurtit

Nuk dihet të ketë një tjetër komb në botë që fati i tij të jetë ndërthurur kaq pazgjidhshmërisht me një datë të caktuar ashtu siç gërshetohet data 28 Nëntor me fatin e kombit tonë. Kjo ditë e 28-të e muajit të njëmbëdhjetë vërtet ishte një aksident historik i vitit 1443, por një aksident i këtillë, i përsëritur me kaq ngulm përgjatë historisë, doemos u kthye dhe u bë një shenjë e shenjtë e kalendarit tonë kombëtar. Në këtë datë, mbi Kështjellën e Krujës, u ngrit flamuri kuq e zi i Kastriotëve, që u kthy e u bë edhe flamur yni kombëtar. Kështu nisi rrugëtimi i nëntorëve tanë që erdhën e u lidhën si hallka të një zinxhiri të pashkëputshëm, duke shënuar jo vetëm data kalendari, por edhe rrugën e lirisë sonë.

Pas shumë shekujsh, më 28 nëntor 1912, ky flamur u ngrit prapë në Vlorën e Labërisë, kur u shpall mëvetësia e Shqipërisë së sotme Administrative. Ky ishte Nëntori ynë i Dytë. Në këtë shpallje u njëmendësua një pjesë e projektit largpamës të Sami Frashërit, i cili kishte paraparë një Shqipëri në kufijtë e përafërt të katër vilajeteve. Ai theksonte qartë që “qëllimi i vetëm i shqiptarëve është të ruajnë Shqipërinë të mos copëtohet prej të huajve, të mbajnë gjuhën e kombësinë e tyre”.

Por kjo, për fat të keq, në atë kohë u arrit vetëm pjesërisht. Për më tepër, në kujtimet e tij, në përvjetorin e parë të pavarësisë, në vitin 1913, Luigj Gurakuqi shprehej se “në jetën e kombevet, si edhe në jetën e njerëzve ndodhin hera-herë disa rasa të paprituna, që trazojnë rrjedhën e punëve dhe shkaktojnë disa ngjarje, që as nuk pritej, as nuk shpresohej të ndodhnin. Ashtu kishte ngjarë në vitin 1912, mot i mbushur me mjerime e me pësime, por që, në mes të trazimeve e të ligave të panjohura, kishte sjellë edhe nji send të pashpresuar e të paçmueshëm, dmth. lirinë, bashkimin dhe pavarsinë e Atdheut!”

Megjithë këto, historia e nëntorëve tanë nuk mbaron këtu. Në po këtë datë, në vitin 1955, në kullat e Jasharëve në Prekaz lindi Kryekomandanti i UÇK-së, Adem Jashari, njeriu që do të vihej në ballë të luftës për lirinë e Kosovës. Po ashtu, më 28 nëntor të vitit 1997, UÇK-ja, për herë të parë, doli publikisht për t’ia bërë me dije botës se ky popull ishte i gatshëm të bënte çdo flijim dhe nuk do të hiqte dorë kurrë nga lufta për liri. Gjithë këto përpjekje, luftëra e flijime të atdhetarëve shqiptarë nëpër shekuj janë kurorëzuar sot me Shqipërinë e pavarur dhe me Kosovën e pavarur.

Natyrisht, si komb evropian, sytë i kemi të kthyer kah e ardhmja, kah një Nëntor i Tretë, që duhet të vijë nëpërmjet përpjekjeve tona, punës dhe përkushtimit tonë të vazhdueshëm. Ky Nëntor i Tretë, edhe nëse nuk do të bjerë në këtë ditë, edhe nëse nuk do të jetë muaj i nëntorit, ne mund ta pagëzojmë që sot si 28 Nëntori ynë i Tretë. Atëherë amaneti i të gjithë atdhetarëve shqiptarë, të gjallë e të vdekur, do të përmbushet. Urojmë që kjo ditë të vijë sa më shpejt!

Vëllezër shqiptarë e motra shqiptare, kudo që gjendeni, mes familjeve e miqve tuaj, në këtë ditë gëzimi e feste:

Gëzofshi 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit!

Etiketa: flamurKurtiUrim

Lajme të lidhura

Muka: Kreu i ri i AKSHI-t mbrojti doktoraturën duke kopjuar leksionet e një profesoreje rumune
Aktualitet

Rezultati i PISA-s për arsimin/ Studiuesi: Të dhënat e Shqipërisë me sinjal të kuq! Dyshohet se janë fasifikuar

13:59 - 09/09/26
Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK nis verifikimet dhe sekuestron përgjimet
Aktualitet

Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK nis verifikimet dhe sekuestron përgjimet

13:53 - 09/09/26
Zjarri përfshin zonën e Bagos në Kavajë dhe flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Zjarri përfshin zonën e Bagos në Kavajë dhe flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri

13:41 - 09/09/26
Para
Investime të vonuara dhe borxh i fryrë! Financat publike të keqmenaxhuara dhe pa transparencë

Investime të vonuara dhe borxh i fryrë! Financat publike të keqmenaxhuara dhe pa transparencë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Muka: Kreu i ri i AKSHI-t mbrojti doktoraturën duke kopjuar leksionet e një profesoreje rumune
Aktualitet

Rezultati i PISA-s për arsimin/ Studiuesi: Të dhënat e Shqipërisë me sinjal të kuq! Dyshohet se janë fasifikuar

13:59 - 09/09/26

Studiuesi Taulant Muka ka reaguar lidhur me rezultatet e Shqipërisë në raportin PISA 2025, duke ngritur shqetësime mbi mënyrën e...

Lexo më shumë
Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK nis verifikimet dhe sekuestron përgjimet

Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK nis verifikimet dhe sekuestron përgjimet

13:53 - 09/09/26
Zjarri përfshin zonën e Bagos në Kavajë dhe flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Zjarri përfshin zonën e Bagos në Kavajë dhe flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri

13:41 - 09/09/26
Pas Tiranës, edhe gjykatat në Fier, Lushnjë dhe Vlorë bojkotojnë shërbimet dhe seancat gjyqësore

Pas Tiranës, edhe gjykatat në Fier, Lushnjë dhe Vlorë bojkotojnë shërbimet dhe seancat gjyqësore

13:20 - 09/09/26
Rama mbron Iris Luarasin dhe sulmon Demokratët Europianë: Dembelë! Si nuk keni turp…

Rama mbron Iris Luarasin dhe sulmon Demokratët Europianë: Dembelë! Si nuk keni turp…

13:01 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com