GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kush është plaku dhe kush i riu? Berisha 5 takime në ditë, Rama 2

14:44 - 06/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është plaku dhe kush i riu? Berisha 5 takime në ditë, Rama 2
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dita e djeshme ishte një ditë e pazakontë fushate për kryetarin e demokratëve, Sali Berisha. Një tur që do niste në veri, do përfundonte më pas në Shqipërinë e mesme, me plot pesë takime elektorale.

Fillimisht në Dibër e më pas në Bulqizë, Mat/Klos e deri në Mamurras dhe Fushë Krujë.

Edhe pse një ditë e nxehtë dhe e ngarkuar, kryetari demokrat elektrizoi turmat e të pranishmëve në pesë qytete të ndryshme.

Nga ana tjetër, rivali i tij Edi Rama ishte nisur drejt zonës së Tepelenës dhe Gjirokastrës.

Më shumë se një rrugëtim për fushatë, ishte një turne turistik, me ndalesa nëpër restorante, lokale dhe hotele.

Megjithatë, edhe pse mezi realizoi dy takime në ditë, kreu i qeverisë, që nuk ka lënë asgjë pa përdorur nga arsenali i shpifjeve, fyerjeve dhe ofendimeve, këtë herë u mor me moshën e kryetarit demokrat.

Çfarë ironie të komentosh diçka të tillë, pikërisht në një ditë kur vetë fushata kishte vërtetuar qartësisht se kush ishte i moshuar dhe kush ishte i ri.

Edhe pse me një rekord prej pesë takimesh, e shtuna ishte sërish një ditë e gjatë me aktivitete për kreun e opozitës. Ai u nis sërish për në veri, këtë herë për në Tropojë, më pas për të vijuar në Has dhe drejt Kukësit.

Dhe nëse Rama ka në plan të përmendë sërish moshën, të mos harrojmë se ai mblodhi në Kukës në një fushë futbolli punonjësit e tre administratave, të Kukësit, Hasit dhe Tropojës në një takim të vetëm elektoral.

“Burrat janë si vera- disa kthehen në uthull, të tjerët përmirësohen me moshën,” thoshte Papa XXIII. Nuk i ka faj kush Ramës që është bërë uthull me kohë.

 

Etiketa: I riuKryesore1plaku

Lajme të lidhura

Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku: Raportet ndërkombëtare flasin qartë, korrupsioni mbetet shkaku i varfërisë së shqiptarëve

13:59 - 13/04/26
Antimitingu në mbështetje të Veliajt, Berisha: Ka ndodhur vetëm në Kolumbinë e Eskobarit
Aktualitet

Berisha uron kryeministrin e ri të Hungarisë: Shembull për zgjedhje të lira dhe jo si Rama që manipulon votat

12:41 - 13/04/26
Pas ‘betejës‘ me Berishën, Kokalari kërkon më shumë: Vetëm unë e mund Edi Ramën, jam njësoj si Magyar në Hungari
Aktualitet

Pas ‘betejës‘ me Berishën, Kokalari kërkon më shumë: Vetëm unë e mund Edi Ramën, jam njësoj si Magyar në Hungari

12:15 - 13/04/26
Para
Çudit Qetsori: Çmimi i madh justifikon edhe bullizmin

Çudit Qetsori: Çmimi i madh justifikon edhe bullizmin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq
Breaking Views

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq

19:12 - 13/04/26

Nuk pati fitues në sfidën mes Bylisit dhe Dinamos e vlefshme për javën e 31 të Kategorisë Superiore. Në ‘Adush...

Lexo më shumë
Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

19:02 - 13/04/26
Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

18:55 - 13/04/26
Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën

Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën

18:43 - 13/04/26
Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

18:20 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com