GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kush janë serbët e arrestuar në Zveçan dhe për çfarë dyshohen ata?

20:28 - 31/05/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush janë serbët e arrestuar në Zveçan dhe për çfarë dyshohen ata?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Radosh Petroviç dhe Dushan Obrenoviç janë dy serbët të cilët u arrestuan të hënën për protestat e dhunshme në Zveçan. Gjatë këtyre protestave u ushtrua dhunë ndaj forcave të KFOR-it, Policisë së Kosovës, por edhe gazetarëve që mbulonin zhvillimet atje.

Së paku 30 ushtarë të KFOR-it janë lënduar nga këto protesta të dhunshme, tre prej tyre me armë zjarri.

Gjykata e Prishtinës sot ka caktuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit.

KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës për dy të dyshuarit.

Sipas dosjes, i dyshuari Petroviç ka të kaluar kriminale.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të dyshuarit nga ora 6:00 e mëngjesit e deri në orët e vona të mbrëmjes së 29 majit, pranë objektit të Komunës së Zveçanit kanë marrë pjesë në grupin e individëve të cilët përmes dhunës tentuan të shkaktojnë trazira.

Konkretisht, ata nuk i kishin zbatuar urdhrat e ushtarëve të KFOR-it për shpërndarje të qetë të turmës protestuese.

Madje, ata kishin filluar të ushtrojnë dhunë me mjete të forta, në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast janë lënduar më shumë se 30 ushtarë të forcave të KFOR – it, 3 prej tyre u lënduan nga predhat e armëve të zjarrit. Përveç ushtarëve të KFOR-it, lëndime pësuan edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, Petroviç dhe Obrenoviç, përmes dhunës kanë dëmtuar veturat e gazetarëve, disa prej të cilave ishin djegur plotësisht, duke shkaktuar kështu rrezik të lartë për jetën e shumë gazetarëve.

Marrë parasysh të gjitha veprimet e lartcekura, personat në fjalë dyshohet të kenë kryer katër vepra penale: Bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues; Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare; Sulmi ndaj personit zyrtar; dhe – Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi.

Këto janë dënimet sipas Kodit Penal për veprat për të cilat dyshohen të arrestuarit

– Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, parashihet dënimi maksimal prej 5 vitesh burgim,

– Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, parashihet dënim maksimal prej 10 vitesh burgim,

– Sulmi ndaj personit zyrtar, parashihet dënim maksimal prej 10 vitesh burgim,

– Pjesëmarrja në turmë, dënimi maksimal shkon deri në 5 vite burg.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur më 31 maj se është vendosur masa e paraburgimit për një muaj për dy persona të arrestuar gjatë përleshjeve në Zveçan para dy ditëve.

Ata dyshohet se ishin pjesë e përleshjes mes protestuesve dhe forcave të rendit më 29 maj në Komunën e Zveçanit. Atë ditë, të lënduar kishin mbetur rreth 30 ushtarë të KFOR-it gjatë tentimeve për t’i shpërndarë protestuesit.

Avokati i njërit nga të akuzuarit, R.P., Dejan Vasiç ka paralajmëruar apelim të vendimit në Gjykatën e Apelit, ndonëse ka thënë se nuk ka shumë pritje.

Etiketa: dhunaKosovaKryesore1

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Para
Ja sa ndikojnë frutat e perimet te kujtesa juaj

Ja sa ndikojnë frutat e perimet te kujtesa juaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë Rama që të ndërmarrë pa vonesë një rishikim të plotë të politikës fiskale dhe...

Lexo më shumë
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com