GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kushi për mësimin me turne: Vendimi nuk është definitiv, rritja e infektimeve mund të ndryshojë masat

14:50 - 29/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kushi për mësimin me turne: Vendimi nuk është definitiv, rritja e infektimeve mund të ndryshojë masat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është përpjekur të qetësojë prindërit e shqetësuar për zhvillimin me turne të procesit mësimor dhe me orë të shkurtuara.  Pas mbledhjes së qeverisë, Kushi tha se vendimi nuk është definitiv deri në fund të vitit, por në bazë të situatës së pandemisë në vend dhe vendimeve të Komitetit të ekspertëve.

“Unë i mirëkuptoj të gjithë prindërit që janë të shqetësuar për cilësinë e arsimit, për kohëzgjatjen apo për turnet që jemi të detyruar t’i aplikojmë për shkak të udhëzuesit të MSH. Të gjithë e dimë që jemi ende në situatë pandemie. Një nga rregullat që duhet të zbatojmë në shkollat tona është edhe distanca fizike, ndaj në ato shkolla ku numri i nxënësve është i lartë, jemi të detyruar të zbatojmë turnet. Dua t’i qetësoj prindërit duke iu thënë që ky nuk është vendim definitiv që do zbatohet për gjithë vitin, por është sipas situatës. Komiteti i Ekspertëve e vlerëson në një sistem javor 2-javor dhe shumë shpejt do ketë një vendim tjetër, duke shpresuar që procesi i vaksinimit do na çojë drejt normalizimit”.

Ministrja tha se 87% e mësuesve janë të vaksinuar me të paktën një dozë, ndërsa 71% me të dyja dozat.

“Një pjesë e shkollave e zbatojnë, 87% e mësuesve sot janë të vaksinuar, 71% janë të vaksinuar me të dy dozat dhe pjesa tjetër pritet të marrin dozën e dytë”, deklaroi Kushi. 

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, disa prej tyre dolën në një deklaratë për mediat ku folën lidhur me fushat përkatëse duke pranuar edhe pyetje nga gazetarët.

Etiketa: Evis Kushi

Lajme të lidhura

Ish-sekretari Blinken: “Non grata” lidhet me problemet e Berishës, jo me SHBA! U qëndroj sanksioneve të vendosura
Breaking Views

Ish-sekretari Blinken: “Non grata” lidhet me problemet e Berishës, jo me SHBA! U qëndroj sanksioneve të vendosura

18:03 - 26/03/26
Rama u jep investitorëve të huaj “recetën magjike”: Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri
Aktualitet

Rama u jep investitorëve të huaj “recetën magjike”: Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri

15:34 - 26/03/26
Tabaku u shpreh kundër përjashtimit të Salianjit, reagon Berisha: Ai u vetëpërjashtua
Aktualitet

Tabaku u shpreh kundër përjashtimit të Salianjit, reagon Berisha: Ai u vetëpërjashtua

14:18 - 26/03/26
Para
Mori peng në makinë drejtuesin  Zyrës Arsimore në Bulqizë, arrestohet 29- vjeçari

Mori peng në makinë drejtuesin Zyrës Arsimore në Bulqizë, arrestohet 29- vjeçari

TË FUNDIT

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26

“Korrupsioni nuk mund të relativizohet tek shoqëria”. Kështu ka pohuar ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi, duke iu bashkangjitur reagimeve pas deklaratave...

Lexo më shumë
Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin

Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin

23:07 - 26/03/26
Përmbysje dramatike në Varshavë, Shqipëria ndëshkohet pas rasteve të shpërdoruara

Përmbysje dramatike në Varshavë, Shqipëria ndëshkohet pas rasteve të shpërdoruara

22:56 - 26/03/26
Arbër Hoxha shënon gol, fillon festa e shqiptarëve në Varshavë

Arbër Hoxha shënon gol, fillon festa e shqiptarëve në Varshavë

21:40 - 26/03/26
Miratohen 2 parqe fotovoltaikë/ Rama i jep me koncesion 49 vjet tokën oligarkut Vasil Jovani

Miratohen 2 parqe fotovoltaikë/ Rama i jep me koncesion 49 vjet tokën oligarkut Vasil Jovani

20:57 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com