GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kushtetuesja vendos fatin e zgjedhjeve në Tiranë, dy skenarë në lojë sipas Kumes

18:25 - 10/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Kushtetuesja vendos fatin e zgjedhjeve në Tiranë, dy skenarë në lojë sipas Kumes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës mund të zhvillohen vetëm pas vendimit që do të marrë Gjykata Kushtetuese më 31 tetor mbi ankimimin e Erion Veliajt ndaj shkarkimit të tij nga Këshilli Bashkiak dhe Këshilli i Ministrave. Në të kundërt, procesi zgjedhor mund të shtyhet deri në përfundim të mandatit aktual, në vitin 2027.

Kështu u shpreh sot ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, gjatë një interviste në emisionin “News 24”, duke analizuar situatën pas pezullimit të dekretit të Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, të parashikuara më 9 nëntor.

“Më 31 tetor do të nisë shqyrtimi gjyqësor i padisë së Veliajt lidhur me shkarkimin e tij. Në varësi të vendimit që do të marrë Gjykata, janë të mundshëm dy skenarë: zhvillimi i zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetueses ose mosmbajtja e zgjedhjeve, duke e lënë gjendjen aktuale të pazgjidhur deri në zgjedhjet e radhës në vitin 2027,” tha Kume.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e Presidentit ishte një veprim parandalues, për të shmangur pasoja të pariparueshme në rast se Veliaj do të fitonte ankimimin dhe zgjedhjet do të ishin zhvilluar ndërkohë.

“Gjykata Kushtetuese mori një vendim të përkohshëm për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve, duke pritur përfundimin e shqyrtimit të padisë së Veliajt. Presidenti nga ana tjetër ka anashkaluar Nenin 115 të Kushtetutës dhe është mbështetur vetëm në aktet e Këshillit të Ministrave dhe shpalljen e vakancës,” shtoi Kume.

Kjo situatë krijon një precedent të pazakontë kushtetues dhe administrativ, ku vakanca në një bashki kryesore si Tirana mbetet e pazgjidhur për një periudhë të pacaktuar, derisa të ketë një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Lajme të lidhura

Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital
Aktualitet

Iu iku karabinierëve dhe i theu nofullën njërit prej tyre, përfundon arratia e shqiptarit në Itali

07:58 - 19/03/26
Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve
Botë

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Para
Meta ngre alarmin:38 milionë euro të IPARD-it janë grabitur – Fermerët të tradhtuar nga qeveria

Meta ngre alarmin:38 milionë euro të IPARD-it janë grabitur – Fermerët të tradhtuar nga qeveria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital
Aktualitet

Iu iku karabinierëve dhe i theu nofullën njërit prej tyre, përfundon arratia e shqiptarit në Itali

07:58 - 19/03/26

Një 37-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga në Itali, disa muaj pasi u arratis pas një tentative grabitjeje që degjeneroi...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Mars 2026

07:43 - 19/03/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 19 Mars 2026

07:36 - 19/03/26
Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com