Në Kuvendin e organizuar nga Komisioni i Rithemelimit janë rikthyer edhe ish-themelues të PD e bashkëpunëtorë të ngushtë të dikurshëm të ish-kryeministrit, mes të cilëve edhe Jozefina Topalli.
Përmes disa fotove të veçanta në nisje të Kuvendit vihen re momente pikante. Në disa prej fotove shihen përqafime mes ish-kryeministrit dhe ish-kryetares së parlamentit, dy ish-bashkëpunëtorë të ngushtë.
Ky është një rikthim në PD për Topallin disa vite pas largimit për shkak të konflikteve me ish kryetarin e PD Lulzim Basha, ndërsa në këtë Kuvend ajo kandidon si anëtare e Këshillit Kombëtar.
Discussion about this post