GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kuvendi Kombëtar PD/ Noka: Regjimi bëri gjithçka për të rikonfirmuar pushtetin, duhet të bëhemi të gjithë bashkë për ta mposhtur

13:51 - 17/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuvendi Kombëtar PD/ Noka: Regjimi bëri gjithçka për të rikonfirmuar pushtetin, duhet të bëhemi të gjithë bashkë për ta mposhtur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kombëtar, analizoi rezultatin në zonat që ai ishte drejtues politik. Sipas demokratit, qytetarët e Vorës, Kamzës, Paskuqanit dhe Zall Herrit, janë kërcënuar nga qeveria në pushtet në këmbim të votës.

Sipas tij, Partia Socialiste ka përdorur të gjitha mënyrat për të deformuar vullnetin e qytetarëve më 25 prill, ku përmendi dëmshpërblimet e dhëna për tërmetin, lëshimin në masë të legalizimeve dhe lejimin e ndërtimeve pa leje në këto zona.

“Një falenderim i veçantë nga thellësia e zemrës shkon për demokratët e Kamzës, Paskuqanit që e mundën regjimin dhe triumfuan mbi të. Kam privilegjin t’i përfaqësoj ata në këtë Kuvend dhe jam krenar që po i përfaqësoj ato. Rama vendosi para të pafundme, miliona euro për të devijuar vullnetin e shqiptarëve. Shndërrimin e zyrave të shtetit, të administratës, në zyra elektorale. Më 25 prill, s’kishte zgjedhje të lira e të ndershme. Më atë datë Rama organizoi një masakër elektorale. Makineria elektorale e Edi Ramës ka blerë varfërinë, bleu nevojën rraskapitëse të njerëzve për të legalizuar shtëpitë. Ai ble pasiguritë, gjithashtu me pretekstin e tërmetit bleu mijëra vota.

Rama bleu frikën e krijuar për vendet e punës, asistencën. Kjo ndodhi masivisht kudo, por në Kamëz, Paskuqan kanë qenë evidente. Në Kamëz, janë parë si armiq nga ky pushtet dhe regjimi i Ramës. Ajo zonë s’i ka besuar kurrë mashtrimeve të rilindjes. Në këtë fushatë, u kaluan perceptimet në atë që pushteti i Ramës ushtroi në këto zona. Bashkia e Kamzës u trefishua në administratë, në funksion të votës. Në Kamëz, janë realizuar rreth 1 mijë legalizime, të cilat nuk ishin përmendur nga rilindja në tre vite, megjithëse në 2013-ën kishte një tabelë të madhe dhe thuhej që legalizimet do të ishin të gjitha dhe falas. Në Bashkinë e Kamzës, është hartuar lista për shpërblime për dëmet e tërmetit, të cilat vijonin në 2.5 milionë lekë e deri në miliona më shumë. Njerëzit në Kamëz bënë barsoleta me këto lista. Në pranverën e 2021-it bënë lista për të blerë vota. Vërshuan drejtorë, zv. ministra, vërshuan administratorë dhe nëpunës. Në Kamëz rilindja kishte 8 kandidatë për deputetë.

Me gjithë këtë maskaradë, makineritë elektorale nuk ia dolën. Demokratët, e Kamzës dhe të Paskuqanit triumfuan. Ky ka qenë skenari që është përdorur gjithandej, është bërë publik dhe askush nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim. Kur bën krim dhe korrupsion për pushtetin nuk ndëshkohesh. Edhe listat e bonusve të qirasë u shtuan në mënyrë fiktive. Në Bashkinë e Vorës, situata ka qenë më e rëndë. Aty u rrafshuan pallate, kopshte dhe shkolla. Shumë familje u larguan në zonat e origjinës sepse s’kishin ku banonin. Çdo kush nga lista e familjeve të listuar për tërmetin, kërcënohej me ndalim të dëmshpërblimin nëse nuk deklarohej vota për rilindjen.

Lulëzoi si në Kamëz dhe në Vorë, ndërtimet pa leje. Në fushatë, u shndërrua në kantier ndërtimi e gjithë zona. Biznesmenët janë thirrur dhe shantazhuar për t’i lejuar të vijojnë biznesin. Bandat e OSHEE turreshin gjithë andej, me gjoba. Bashkia Kamëz dhe Vorë, kishin 5 mln euro shtesë për tërmetin, sepse nuk mjaftonin paratë. Një makineri gjigante shtetërore e gjitha në dëm të qytetarëve. Kjo s’është demokraci. Demokracia është qeverisja e popullit e për popullin. Ky parim që udhëheq popujt e zhvilluar, në Shqipëri u përmbys. Duhet të përgatitemi të përballemi me këtë regjim, ta kthejmë realitetin në favor tonin. Është detyra jonë për të bindur njerëzit, na duhet zemra e çdo shqiptari për të rrëzuar këtë regjim. Do e bëjmë këtë duke punuar çdo ditë. Do të motivojmë më shumë ata që na mbështetën më 25 prill”, tha Noka.

Etiketa: flamur nokakuvendi kombetarPD

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Digjet makina te Mbikalimi i Kamzës, shpëton shoferi i mjetit

Digjet makina te Mbikalimi i Kamzës, shpëton shoferi i mjetit

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com