GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kuvendi shpall dy vende vakante për anëtar të KLP dhe KLGJ: Kriteret që duhet të përmbushin

10:24 - 23/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 8 min
A A
Kuvendi shpall dy vende vakante për anëtar të KLP dhe KLGJ:  Kriteret që duhet të përmbushin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë nëpërmjet një deklarate, ka njoftuar hapjen e dy vendeve vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Bashkëngjitur kërkesës, Kuvendi rendit të gjitha kushtet që duhen plotësuar nga të interesuarit për këto dy pozicione.

Njoftimi i plote:

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E VENDIT VAKANT PËR ANËTAR TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR DHE PËR ANËTAR TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË
Postuar më, 22/07/2021
NJOFTIM PËR SHPALLJEN E VENDIT VAKANT PËR ANËTAR TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

Sipas përcaktimeve të nenit 147 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 36, 37 dhe 39 të ligjit nr. 115/2016, datë 03.11.2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë me vendimin nr. 2, datë 22.07.2021, vendosi “Shpalljen e dy vendeve vakante për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës”.

Ftohen për paraqitjen e kandidaturave për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor, individët që:

a) janë shtetas shqiptarë

b) kanë jo më pak se 15 vjet përvojë profesionale si jurist.

c) në kohën e kandidimit, të jenë pedagogë me kohë të plotë jo më pak se 5 vjet në fakultetin e drejtësisë të një institucioni të arsimit të lartë (IAL) ose pedagogë të brendshëm ose të jashtëm jomagjistratë në Shkollën e Magjistraturës;

d) janë personel akademik të kategorisë “profesor” ose “lektor”;

e) në kohën e kandidimit të mos jenë rektor ose Drejtor i Shkollës së Magjistraturës;

f) nuk kanë masë disiplinore në fuqi;

g) nuk kanë qenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

h) nuk kanë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike përpara kandidimit;

i) nuk kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

j) nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve inteligjente;

k) në kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është anëtar në detyrë i Këshillit ose kandidat për anëtar.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar sipas përcaktimeve të nenit 136 dhe 139 të ligjit nr.115/2016, datë 03.11.2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”.

Propozimi i çdo kandidature duhet të përmbajë:

1. jetëshkrimin e përditësuar të nënshkruar në çdo faqe nga kandidati;

2. librezë pune ose vërtetime të tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë prej jo më pak se 15 vitesh përvojë profesionale si jurist si dhe vërtetimin që në kohën e kandidimit, të jenë pedagogë me kohë të plotë jo më pak se 5 vjet në fakultetin e drejtësisë të një institucioni të arsimit të lartë (IAL) ose pedagogë të brendshëm ose të jashtëm jomagjistratë në Shkollën e Magjistraturës;

3. vërtetim që është personel akademik i kategorisë “profesor” ose “lektor”;

4. vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

5. deklaratë e Konfliktit të Interesit që gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi;

6. vërtetim i gjendjes gjyqësore;

7. një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

8. formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë si dhe bashkëlidhur këtij njoftimi;

9. formularin e plotësuar në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i cili gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi;

10. çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 36 të këtij ligji.

Institucionet e arsimit të lartë që kanë në përbërje të tyre si njësi kryesore fakultete të drejtësisë, të akredituara sipas rregullave të legjislacionit në fuqi, si dhe Shkolla e Magjistraturës, të fillojnë procedurat për shpalljen e thirrjeve të interesit, për depozitimin e kandidaturave dhe të dokumentacionit përkatës, si dhe për verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të kandidatëve, sipas parashikimeve të neneve 36, 37, 39, 40 e në vazhdim, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Vendim SP nr.2
Formular Deklarimi Konflikt Interesi anëtar KLGJ
Formular vetëdeklarimi për zbatimin e ligjit 138 2016
Formular për zyrtarët

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E VENDIT VAKANT PËR ANËTAR TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË

Sipas përcaktimeve të nenit 149 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 134, 135 dhe 137 të ligjit nr.115/2016, datë 03.11.2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë me vendimin nr. 2, datë 22.07.2021, vendosi “Shpalljen e dy vendeve vakante për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës”.

Ftohen për paraqitjen e kandidaturave për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, individët që:

a)janë shtetas shqiptarë

b)kanë jo më pak se 15 vjet përvojë profesionale si jurist.

c)në kohën e kandidimit, të jenë pedagogë me kohë të plotë jo më pak se 5 vjet në fakultetin e drejtësisë të një institucioni të arsimit të lartë (IAL) ose pedagogë të brendshëm ose të jashtëm jomagjistratë në Shkollën e Magjistraturës;

d)janë personel akademik të kategorisë “profesor” ose “lektor”;

e)në kohën e kandidimit të mos jenë rektor ose Drejtor i Shkollës së Magjistraturës;

f)nuk kanë masë disiplinore në fuqi;

g)nuk kanë qenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

h)nuk kanë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike përpara kandidimit;

i)nuk kanë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

j)nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve inteligjente;

k)në kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është anëtar në detyrë i Këshillit ose kandidat për anëtar. 

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar sipas përcaktimeve të nenit 134 dhe 137 të ligjit nr.115/2016, datë 03.11.2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”.

Propozimi i çdo kandidature duhet të përmbajë:

jetëshkrimin e përditësuar të nënshkruar në çdo faqe nga kandidati;

librezë pune ose vërtetime të tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë prej jo më pak se 15 vitesh përvojë profesionale si jurist si dhe vërtetimin që në kohën e kandidimit, të jenë pedagogë me kohë të plotë jo më pak se 5 vjet në fakultetin e drejtësisë të një institucioni të arsimit të lartë (IAL) ose pedagogë të brendshëm ose të jashtëm jomagjistratë në Shkollën e Magjistraturës;

vërtetim që është personel akademik i kategorisë “profesor” ose “lektor”;

vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

deklaratë e Konfliktit të Interesit që gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi;

vërtetim i gjendjes gjyqësore;

një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë si dhe bashkëlidhur këtij njoftimi;

formularin e plotësuar në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i cili gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi;

çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 36 të këtij ligji.

Institucionet e arsimit të lartë që kanë në përbërje të tyre si njësi kryesore fakultete të drejtësisë, të akredituara sipas rregullave të legjislacionit në fuqi, si dhe Shkolla e Magjistraturës, të fillojnë procedurat për shpalljen e thirrjeve të interesit, për depozitimin e kandidaturave dhe të dokumentacionit përkatës, si dhe për verifikimin e plotësimit  të kritereve ligjore të kandidatëve, sipas parashikimeve të neneve 134, 135, 137, 140 e në vazhdim, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. 

Etiketa: KLGJKLPkuvendvende vakante

Lajme të lidhura

Irena Gjoka kërkoi të dorëhiqet nga çështja e Famir Mediut, GJKKO merr vendimin
Aktualitet

Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka

10:15 - 24/02/26
Këlliçi: Deklarata e Marta Kos, një qokë politike për Ramën!
Aktualitet

Këlliçi: Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje

09:22 - 24/02/26
Alizoti: Arrestimi i Berishës dhe dënimi i Salianjit nuk na stepin
Aktualitet

Alizoti: Shqiptarët duhet të bashkohen për të mbrojtur vendin dhe fëmijët e tyre nga psikopati Rama

08:59 - 24/02/26
Para
Mosdakordsi për ndryshimet te Seria A, Gravina merr çështjen në dorë/ Ja çfarë pritet të ndodh

Mosdakordsi për ndryshimet te Seria A, Gravina merr çështjen në dorë/ Ja çfarë pritet të ndodh

TË FUNDIT

Irena Gjoka kërkoi të dorëhiqet nga çështja e Famir Mediut, GJKKO merr vendimin
Aktualitet

Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka

10:15 - 24/02/26

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes së tij lidhur...

Lexo më shumë
Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë

09:57 - 24/02/26
Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen

09:45 - 24/02/26
Shqiptari tentoi të abuzonte seksualisht me të renë në Greqi, trondit e bija: Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe

Shqiptari tentoi të abuzonte seksualisht me të renë në Greqi, trondit e bija: Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe

09:33 - 24/02/26
Lumë golash edhe në pjesët e dyta, Arsenali dominon Atleticon, shënojnë Martinelli dhe Gyokeres

Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale

09:28 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com