GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Lajçak në Serbi, do të takojë presidentin Vuçiç

14:10 - 04/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Lajçak në Serbi, do të takojë presidentin Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot pritet të takohet në Beograd me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Sipas Presidencës së Serbisë, takimi pritet të fillojë në ora 18:30, por në njoftimin e 4 nëntorit nuk janë përmendur temat e diskutimit, e as nuk është paralajmëruar ndonjë adresim për media pas takimit.

Lexo edhe: Marrëveshjet në Berlin/ A do ta mundësojnë normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë?

Pas samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt më 3 nëntor, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç i tha gazetarëve se ka pasur një bisedë të ndarë me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe me të dërguarin për dialogun, Mirosllav Lajçak, me të cilët, siç tha ajo, ka folur për çështjen e riregjistrimit të makinave në Kosovë që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

Qeveria e Kosovës, më 1 nëntor, ka filluar zbatimin e planit për riregjistrimin e veturave me targa që përmbajnë akronimet e qyteteve të Kosovës, të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Bëhet fjalë kryesisht për targa KM që janë të paligjshme për Kosovën. Deri më tani janë toleruar vetëm në komunat në veri. Aty jeton popullata shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Plani aktual i Qeverisë së Kosovës është që procesi i riregjistrimit në targa RKS (Republika e Kosovës) të kryhet në tri faza. Në të parën paralajmërohen shoferët, në të dytën mund të paguajnë gjoba prej 150 eurosh, ndërsa, në të tretën do të lëshohen targat e provës.

Plani është që nga 21 prilli i vitit 2023 të përdoren vetëm targat RKS.

Për shkak se refuzoi që ta zbatojë vendimin e Qeverisë sa i përket targave. Një ditë më herët, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka suspenduar nga detyra drejtorin rajonal të policisë në veri, Nenad Gjuriq.

Pas këtij vendimi, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se të shtunën, do të propozojë largimin e serbëve nga institucionet në veri. Përfshirë ato gjyqësore, të policisë dhe nga institucionet e tjera.

Rakiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Listës Serbe me kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, e cila do të mbahet më 5 nëntor./ REL

Etiketa: LajcakSerbiVucic

Lajme të lidhura

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Para
Kokaina në Portin e Durrësit, shpallet në kërkim presidenti i “Bana King”

Kokaina në Durrës/ Paralajmërimi i kompanisë para se të vinte ngarkesa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com